Termat e Referencës
Angazhimi i Ekspertit/es për Analizimin e nevojave, mundësive dhe boshllëqeve ligjore për fuqizimin e angazhimit prindëror në shkolla dhe komunitete
Hyrje
Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si organizatë joqeveritare lokale në shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë edhe më herët, që nga viti 1999, si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës.
Që nga themelimi, motoja e organizatës ka qenë: “Mendo globalisht, vepro lokalisht”, parim të cilit SiV i ka qëndruar vazhdimisht besnik në punën dhe angazhimin e saj.
Vizioni ynë: Organizatë që realizon veprime lokale të bazuara në praktikat më të mira
Misioni ynë: Mbështetja e komunitetit përmes informimit, avokimit, vetëdijesimit dhe ngritjes së kapaciteteve të individëve, grupeve joformale, organizatave, institucioneve, rrjeteve dhe donatorëve.
Vlerat tona: Respektimi i të gjithëve pa dallim, puna në ekip dhe ndihma ndaj njëri tjetrit, hapësira e veprimi për vullnetarët, besimi dhe përgjegjshmëria, qasja bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirja
- Informata të përgjithshme
Në kuadër të programit tematik “Fuqizimi i Fëmijëve për Ndryshim Politikash dhe Pjesëmarrje”, organizata Syri i Vizionit (SiV), në partneritet me Save the Children – Zyra në Kosovë (SCiK), po punon për të fuqizuar pjesëmarrjen e fëmijëve në proceset vendimmarrëse dhe avokuese në nivel lokal dhe nacional, si dhe për të kontribuar në përmirësimin e politikave, praktikave dhe mekanizmave që lidhen me mbrojtjen, mirëqenien dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve në shkolla dhe komunitet.
Në këtë kuadër, do të realizohet një analizë e nevojave, mundësive dhe boshllëqeve ligjore e institucionale që lidhen me angazhimin e prindërve dhe përgjegjësinë prindërore në sistemin arsimor. Analiza do të fokusohet në natyrën e përgjegjësisë prindërore në kontekstin arsimor, duke shqyrtuar të drejtat dhe detyrimet administrative dhe institucionale të prindërve në raport me edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe mbështetjen e pjesëmarrjes dhe mirëqenies së fëmijëve në shkollë dhe komunitet.
III. Sfondi
Angazhimi i prindërve në shkolla dhe komunitet është një komponent i rëndësishëm për promovimin e zhvillimit, mirëqenies dhe suksesit arsimor të fëmijëve. Pjesëmarrja aktive e prindërve në proceset edukativo-arsimore dhe bashkëpunimi i tyre me institucionet arsimore kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës për fëmijët.
Megjithëse korniza ligjore dhe politikat arsimore në Kosovë parashohin forma të ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet prindërve, shkollave dhe komunitetit, vazhdojnë të ekzistojnë sfida që lidhen me nivelin e angazhimit prindëror, qartësinë e roleve dhe përgjegjësive, si dhe efektivitetin e mekanizmave institucionalë për promovimin e pjesëmarrjes së prindërve.
Për këtë arsye, ekziston nevoja për një analizë të nevojave, mundësive dhe boshllëqeve ligjore e institucionale që ndikojnë në angazhimin e prindërve në shkolla dhe komunitete, si dhe për identifikimin e praktikave dhe mekanizmave mbështetës që mund të kontribuojnë në forcimin e këtij angazhimi.
Analiza do të fokusohet në natyrën e përgjegjësisë prindërore në kontekstin arsimor, duke shqyrtuar të drejtat dhe detyrimet administrative dhe institucionale të prindërve në raport me sistemin arsimor, përfshirë bashkëpunimin me shkollat, mbështetjen e vijimit të rregullt të arsimit dhe pjesëmarrjen në proceset që lidhen me zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve. Aspektet e përgjegjësisë civile dhe penale do të trajtohen vetëm në masën që ndërlidhen drejtpërdrejt me sistemin arsimor dhe realizimin e të drejtës së fëmijës për arsim.
- Objektiva
Realizimi i një analizë ligjore dhe krahasuese e kornizës ekzistuese në Kosovë dhe e praktikave ndërkombëtare, me qëllim identifikimin e nevojave, mundësive ligjore dhe institucionale, boshllëqeve dhe praktikave mbështetëse për forcimin e angazhimit të prindërve në shkolla dhe komunitete, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet prindërve, institucioneve arsimore dhe akterëve të tjerë relevantë për mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve..
V Objektivat specifike:
Raporti final duhet të paraqesë një analizë gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në evidencë, duke përfshirë:
Raporti duhet të përfshijë gjithashtu përfundime të qarta dhe propozime për hapat e mëtejmë, duke ofruar një bazë për zhvillimin e politikave dhe ndërhyrjeve të ardhshme në këtë fushë.
VII. Kualifikimi i nevojshëm:
VIII. Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Eksperti/ja do të:
Trajneri/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me Syri i Vizionit- nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument. Angazhimi do të bëhet gjatë muajit Korrik dhe Gusht në bazë ditore, ku do të përfshihen aktivitetet e mëposhtme:
Pagesa bëhet pas dorëzimit dhe aprovimit të raportit final, Policy Brief-it dhe dokumentit me opsione ligjore, si dhe raportit narrativ dhe timesheet-it. Në bazë të ligjit të Kosovës, Syri i Vizionit është po ashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe Pension) prej 10% të shumës bruto.
*Oferta financiare duhet të jetë e hollësishme për secilën punë që do të realizohet, duke përfshirë, zhvillimin e strategjisë dhe materialet e punëtorisë, mbajtjen e punëtorisë dhe shkrimin e raportit. Çdo shpenzim shtesë nuk do merret parasysh.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: office@syriivizionit.org ose info@syriivizionit.org me subjektin: Aplikim – Ekspertit/es për analizë ligjore mbi përgjegjësinë ligjore dhe institucionale të prindërve ndaj shkollës, sjelljes, sigurisë dhe mirëqenies së fëmijëve Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 24 korrik 2026 ora 16:00.
Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!