1

Menaxher Projekti / Arkitekt (Project Manager), Kontabilist i Brendshëm

Ruaj
Altura Construction
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
Altura Construction eshte kompani ndertimi ne Prishtine, dhe shpall konkurs per keto dy pozita:
  • Menaxher Projekti - Arkitekt (Project Manager)
  • Kontabilist i Brendshëm

Pozita: Menaxher Projekti - Arkitekt (Project Manager)

Lokacioni: Emshir, Prishtine

Lloji i punës: Orar i plotë

Rreth pozitës

Kompania është në kërkim të një Arkitekti me përvojë, i cili do të marrë përgjegjësinë e plotë për menaxhimin dhe udhëheqjen e projekteve të ndërtimit të objekteve banesore dhe afariste. Pozita përfshin planifikimin, organizimin, koordinimin dhe kontrollin e të gjitha proceseve të projektit, nga faza e projektimit deri në dorëzimin përfundimtar të objektit.

Përgjegjësitë kryesore

  • Menaxhon në tërësi realizimin e projekteve të ndërtimit.
  • Harton planin e realizimit të projektit dhe monitoron zbatimin e tij.
  • Organizon dhe udhëheq ekipin projektues dhe ekipin e realizimit.
  • Koordinon punën ndërmjet  inxhinierëve të konstruksionit, instalimeve elektrike, mekanike, hidroteknike, gjeodetëve, kontraktorëve dhe nënkontraktorëve.
  • Përgatit planin dinamik të punimeve sipas fazave të ndërtimit.
  • Siguron dorëzimin me kohë të dokumentacionit teknik nga të gjitha disiplinat.
  • Menaxhon procesin teknik të tenderimit dhe përzgjedhjes së kontraktorëve.
  • Kontrollon përputhshmërinë ndërmjet projekteve të të gjitha disiplinave.
  • Menaxhon ndryshimet e projektit gjatë ndërtimit.
  • Organizon dhe udhëheq takimet javore të koordinimit dhe ndjek zbatimin e vendimeve.
  • Mbikëqyr progresin fizik të punimeve në terren dhe cilësinë e realizimit.
  • Menaxhon afatet kontraktuale dhe koordinon furnizimin me materiale e pajisje.
  • Identifikon dhe menaxhon rreziqet teknike, organizative dhe financiare të projektit.
  • Raporton periodikisht tek drejtoria mbi progresin, kostot, afatet, cilësinë dhe problematikat.
  • Koordinon pranimin teknik dhe dorëzimin përfundimtar të objektit.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Arkitekturë.
  • Minimum 7 vite përvojë në projektim dhe menaxhim të projekteve të ndërtimit.
  • Përvojë në objekte banesore shumëkatëshe dhe afariste.
  • Përvojë në menaxhimin e kontraktorëve dhe nënkontraktorëve.
  • Njohuri shumë të mira të teknologjisë së ndërtimit dhe legjislacionit në Kosovë.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe udhëheqëse.

Njohuritë teknike

  • Autodesk Revit
  • AutoCAD
  • Microsoft Project
  • Microsoft Office (Excel, Word, Outlook)
  • Navisworks (avantazh)
  • Primavera P6 (avantazh)
  • BIM Coordination

Ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese dhe bonuse sipas performancës.
  • Mundësi për të udhëhequr projekte të mëdha banesore dhe afariste.
  • Ambient profesional pune dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
  • Trajnime profesionale të vazhdueshme.

Dokumentet për aplikim

  • CV
  • Portofol profesional
  • Referenca pune (nëse ka)

Pozita: Kontabilist i Brendshëm

Lokacioni: Emshir, Prishtine

Lloji i punës: Orar i plotë

Përshkrimi i punës:

Kontabilisti i Brendshëm është përgjegjës për mirëmbajtjen e librave financiarë të kompanisë, përgatitjen e pasqyrave financiare të brendshme, kontrollin e shpenzimeve dhe të ardhurave, si dhe për garantimin e përputhshmërisë me ligjet dhe standardet financiare në fuqi në Republikën e Kosovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi i të gjitha transaksioneve financiare në sistemin e kontabilitetit.
  • Përgatitja dhe azhurnimi i librave kontabël ditore, mujore dhe vjetore.
  • Mbikëqyrja e arkës dhe pajtimi i llogarive bankare.
  • Përgatitja e pasqyrave financiare mujore dhe raportimi për menaxhmentin.
  • Mbështetja e procesit të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm.
  • Kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes dhe përgatitja e listave të pagesave.
  • Llogaritja dhe deklarimi i TVSH-së, tatimit në të ardhura, dhe obligimeve të tjera fiskale.
  • Koordinimi me konsulentët tatimorë dhe ligjorë kur është e nevojshme.
  • Mbështetja e planifikimit financiar dhe përgatitja e buxheteve sipas kërkesave të menaxhmentit.
  • Sigurimi që zyra të jetë në përputhje me rregulloret dhe politikat e kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 3 vite përvojë pune në kontabilitet, preferohet në sektorin privat ose ndërtim.
  • Njohuri të thelluara të standardeve të kontabilitetit dhe legjislacionit tatimor të Kosovës.
  • Përvojë me softuer kontabël (PRODATA).
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe organizative.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Integritet dhe konfidencialitet i lartë në trajtimin e të dhënave financiare.

Si të aplikoni:

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në info@altura-ks.com deri më 10.08.2026.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet