1
PREMIUM PLUS

Punëtor/e për Prodhimin e Bukëve (Turni i Natës)

Ruaj
Furra Lumi
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Punëtor/e për Prodhimin e Bukëve – Turni i Natës
Furra Lumi – Prishtinë

Kush jemi

Furra Lumi është biznes familjar që operon në Prishtinë që nga viti 1996. Gjatë viteve kemi ndërtuar mënyrën tonë të punës dhe një gamë të gjerë produktesh, duke u bazuar në praktikë, mësim dhe zhvillim të vazhdueshëm të zanatit.

Kjo pozitë është e përshtatshme edhe për fillestarë

Përvoja e mëparshme në furrtari është përparësi, por nuk është kusht. Punën mund ta mësoni nga fillimi përmes trajnimit praktik dhe mbështetjes së ekipit.

Çfarë përfshin puna

  • përgatitja, formësimi dhe pjekja e bukëve për sanduiçe dhe hamburgerë
  • përgatitja e brumit sipas recetave dhe standardeve të përcaktuara
  • përcjellja e procesit të fermentimit dhe pjekjes
  • punë direkte me brumin dhe produktin final
  • kujdesi për cilësinë, peshën, formën dhe freskinë e produkteve
  • përgatitja e produkteve për furnizimin e pikave të shitjes
  • mbajtja e pastërtisë dhe rregullit në hapësirën e punës
  • bashkëpunimi me ekipin e prodhimit

Çfarë kërkohet

  • gatishmëri për të punuar në turnin e natës
  • përgjegjësi dhe respektim i orarit të punës
  • qasje serioze, e rregullt dhe e kujdesshme ndaj punës
  • aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
  • dëshirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht
  • gatishmëri për të ndjekur recetat, procedurat dhe standardet e punës

Çfarë ofrojmë

  • trajnim me pagesë gjatë punës
  • pagë konkurruese dhe të rregullt
  • kontratë pune dhe pagesë të kontributeve pensionale
  • ushqim të përfshirë gjatë orarit të punës
  • pushim vjetor me pagesë
  • ambient pune të qëndrueshëm dhe profesional
  • mundësi zhvillimi dhe avancimi në prodhim
  • mundësi vendbanimi për kandidatët që vijnë nga qytete të tjera

Aplikimi

përmes butonit të mëposhtëm ose në

hrfurralumi@gmail.com
+383 44 880 087

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet