1

Kuzhinier/e, Ndihmës Kuzhinier/e, Enëlarës/e, Banakier/e, Kamarier/e

Ruaj
Rron Restaurant
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
Përshkrimi i Punës – RRON Restaurant
 
Pozitat e hapura:
  • Kuzhinier/e
  • Ndihmës Kuzhinier/e
  • Enëlarës/e
  • Banakier/e
  • Kamarier/e
1. Kuzhinier/e
Përgjegjësitë:
  • Përgatitja e ushqimeve sipas recetave dhe standardeve të restorantit.
  • Organizimi dhe menaxhimi i punës në kuzhinë.
  • Sigurimi i higjienës dhe pastërtisë në hapësirat e gatimit.
  • Bashkëpunimi me stafin për të siguruar një përvojë të shkëlqyer për klientët.
Kualifikimet:
  • Përvojë e mëparshme si kuzhinier/e është e preferuar.
  • Njohuri të mira për kuzhinën ndërkombëtare/mesdhetare.
  • Aftësi për punë në ekip dhe nën presion.
2. Ndihmës Kuzhinier/e
 
Përgjegjësitë:
  • Ndihmon kuzhinierin kryesor në përgatitjen e pjatave.
  • Përgatitja e produkteve bazë (prerja e perimeve, përgatitja e sallatave etj.).
  • Mbajtja e pastërtisë dhe rendit në kuzhinë.
  • Respektimi i standardeve të sigurisë ushqimore.
Kualifikimet:
  • Përvojë e mëparshme në kuzhinë është e mirëseardhur por jo e domosdoshme.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
4. Banakier/e
 
Përgjegjësitë:
  • Përgatitja dhe shërbimi i pijeve alkoolike dhe jo-alkoolike.
  • Këshillimi i klientëve për përzgjedhjen e pijeve.
  • Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në bar.
  • Menaxhimi i produkteve dhe furnizimeve të barit.
Kualifikimet:
  • Përvojë si banakier/e.
  • Njohuri mbi kokteje dhe pije të ndryshme.
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
5. Kamarier/e
 
Përgjegjësitë:
  • Shërbimi i ushqimit dhe pijeve për klientët.
  • Marrja e porosive me saktësi dhe komunikimi i tyre në kuzhinë/bar.
  • Sigurimi i një shërbimi cilësor dhe profesional.
  • Kujdesi për nevojat e klientëve gjatë qëndrimit në restorant.
Kualifikimet:
  • Përvojë e mëparshme në shërbim është e preferuar.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Shkathtësi për punë në ekip dhe orientim ndaj klientit.

Telefon, Viber dhe WhatsApp
+383 44 347 777

Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/FR6FvUHC5hDRestQA?g_st=iv

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet