1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

 KËRKOJMË MULTIMEDIA DESIGNER & DIGITAL MARKETING SPECIALIST

Jemi në kërkim të një personi kreativ, energjik dhe të motivuar që të bashkohet me ekipin tonë për të mbështetur aktivitetet e marketingut, dizajnit, videove, web-it dhe promovimit digjital për kompanitë tona dhe klientët me të cilët bashkëpunojmë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Krijimi i materialeve grafike për rrjete sociale, reklama, web, prezantime, katalogë, broshura, banera dhe materiale të tjera promocionale.
  • Menaxhimi i faqeve në Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok dhe platforma të tjera sociale.
  • Planifikimi, krijimi dhe publikimi i përmbajtjes sipas kalendarit të marketingut.
  • Fotografimi dhe xhirimi i produkteve, shërbimeve, aktiviteteve dhe projekteve të kompanive dhe klientëve.
  • Editimi dhe montimi i videove promocionale, videove për rrjete sociale, reklamave dhe materialeve korporative.
  • Krijimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut digjital në Meta Ads dhe platforma të tjera reklamuese.
  • Dizajnimi, mirëmbajtja dhe përditësimi i web faqeve dhe landing pages.
  • Përgatitja e materialeve për shtyp sipas standardeve profesionale të printimit.
  • Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale (AI) për krijimin e përmbajtjes, dizajnit, videove dhe automatizimin e proceseve kreative.
  • Bashkëpunimi me ekipin dhe klientët për zhvillimin e strategjive të marketingut dhe komunikimit.

Kualifikimet

  • Përvojë në Graphic Design, Video Editing dhe Digital Marketing.
  • Njohuri të mira në Adobe Photoshop, Illustrator, Premiere Pro, After Effects, Canva ose programe të ngjashme.
  • Përvojë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe krijimin e përmbajtjes digjitale.
  • Njohuri në WordPress, Elementor ose platforma të ngjashme për menaxhimin e web faqeve.
  • Përvojë në përdorimin e AI Tools si ChatGPT, Canva AI, Adobe Firefly, Midjourney, Runway, Kling ose platforma të ngjashme.
  • Aftësi të mira organizative, kreative dhe komunikuese.
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.

Përparësi

  • Përvojë në fotografi dhe videografi.
  • Njohuri në Meta Ads, Google Ads dhe SEO.
  •  Përvojë në branding dhe zhvillimin e identitetit vizual.
  • Njohuri në Figma, Framer ose platforma të ngjashme.
  • Portfolio me punime të realizuara.

Aplikimi

Të interesuarit mund të dërgojnë:

  •  CV-në
  •  Portfolio-n me punime grafike, video, web ose marketing
  •  Shembuj të projekteve relevante të realizuara

gegantsh@gmail.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet