1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SARAJEVA STEAK HOUSE

KONKURS PUNE

Pozita: Marketing Manager

Sarajeva Steak House është në kërkim të një Marketing Manager-i/e kreativ/e, energjik/e dhe të orientuar drejt rezultateve, i/e cili/a do të marrë përgjegjësinë për planifikimin, organizimin dhe realizimin e aktiviteteve të marketingut të kompanisë.

Personi që i bashkohet ekipit tonë do të ketë rol aktiv në zhvillimin e prezencës së brendit, krijimin e përmbajtjeve, menaxhimin e rrjeteve sociale dhe realizimin e kampanjave promovuese.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Hartimi dhe zbatimi i planit mujor dhe vjetor të marketingut;
  • Menaxhimi i rrjeteve sociale të kompanisë: Instagram, Facebook, TikTok dhe platformave të tjera sipas nevojës;
  • Hartimi dhe menaxhimi i kalendarit të përmbajtjeve për rrjetet sociale;
  • Krijimi i ideve dhe koncepteve kreative për Reels, TikTok, Story, postime dhe kampanja promocionale;
  • Organizimi dhe koordinimi i fotografimeve dhe video-xhirimeve në lokacionet e Sarajeva Steak House;
  • Krijimi i përmbajtjeve të thjeshta foto/video dhe koordinimi me fotografë, videografë dhe dizajnerë për materiale profesionale;
  • Përgatitja e teksteve dhe përmbajtjeve për postime, reklama, oferta dhe kampanja;
  • Planifikimi, realizimi dhe monitorimi i kampanjave të sponsorizuara në Meta Ads dhe kanale të tjera digjitale;
  • Organizimi dhe koordinimi i bashkëpunimeve me influencerë dhe krijues të përmbajtjes;
  • Përgatitja e kampanjave për produkte të reja, oferta sezonale, evente dhe hapje të reja;
  • Vizita të rregullta në lokacionet e Sarajeva Steak House për krijimin e përmbajtjeve dhe përcjelljen e aktiviteteve;
  • Kujdesi për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit vizual dhe imazhit të brendit;
  • Koordinimi i përgatitjes së materialeve promocionale, menuve, posterëve, billboard-eve dhe materialeve të tjera të marketingut;
  • Monitorimi i trendeve në rrjetet sociale dhe përshtatja e tyre në mënyrë kreative me brendin;
  • Monitorimi i konkurrencës dhe propozimi i ideve dhe aktiviteteve të reja;
  • Monitorimi i rezultateve të kampanjave dhe përgatitja e raporteve mujore të performancës së marketingut;
  • Bashkëpunimi i ngushtë me Menaxhmentin dhe departamentet e tjera të kompanisë.

Kualifikimet dhe aftësitë

  • Përvojë relevante në marketing, marketing digjital dhe/ose menaxhim të rrjeteve sociale;
  • Njohuri të mira të Instagram, Facebook dhe TikTok;
  • Aftësi për krijimin e përmbajtjeve kreative dhe përshtatjen e tyre me identitetin e brendit;
  • Njohuri në Meta Business Suite / Ads Manager;
  • Njohuri në Canva dhe programe për editim të videove, si CapCut ose të ngjashme;
  • Kreativitet, iniciativë, organizim dhe përgjegjësi në punë;
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte dhe aktivitete paralelisht;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Përvoja në marketing për restorante, hoteleri, retail ose brende me shumë lokacione konsiderohet përparësi.

Çfarë ofrojmë?

  • Mundësi për të menaxhuar dhe zhvilluar marketingun e një brendi të konsoliduar;
  • Hapësirë për kreativitet dhe realizim të ideve të reja;
  • Ambient dinamik pune dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Menaxhmentin;
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Informata për pozitën

Vendi i punës: Prishtinë + vizita në njësitë e Sarajeva Steak House

Orari: Punë me orar të plotë

Pozita: Marketing Manager

Aplikimi

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe portfolio ose shembuj të punëve, videove, kampanjave apo faqeve të menaxhuara më parë.

Email për aplikim: azra@sarajevasteakhouse.com

Afati i aplikimit: 24.08.2026 – 24.09.2026

Bëhu pjesë e Sarajeva Steak House dhe ndihmo në zhvillimin e mëtejshëm të brendit tonë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet