KONKURS PËR ANGAZHIM TË PERSONELIT AKADEMIK
Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, Statutit të Kolegjit Riinvest, Rregullores për Zgjedhjen, Rizgjedhjen dhe Avancimin e Personelit Akademik, si dhe akteve të tjera ligjore në fuqi, Kolegji Riinvest shpall konkurs për angazhim të personelit akademik për:
Programet e studimit:
- Programim
- Marketing Digjital
- Biznes Digjital
- Dizajn Grafik
- Dizajn Interieri
- Brendim & Komunikim në Modë
Kandidati/ja duhet të:
- ketë të përfunduara së paku studimet Master i Shkencave (MSc) në fushën përkatëse;
- ketë minimum pesë (5) vite përvojë profesionale, të dokumentuar;
- plotësojë kriteret e përcaktuara me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi për angazhimin e personelit akademik.
Programet e studimit:
- Ekonomi
- Biznes dhe Menaxhment
- Gazetari
- Media dhe Komunikim
- Juridik
- Psikologji
- Arkitekturë
Kandidati/ja duhet të:
- ketë të përfunduara studimet e doktoraturës (PhD) në fushën përkatëse;
- ketë të paktën një (1) publikim shkencor nga fusha e studimit/programit, si autor i parë ose autor korrespondent, të indeksuar në Scopus dhe/ose Web of Science;
- plotësojë kriteret e përcaktuara me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi për zgjedhje në titullin akademik.
Dokumentet e nevojshme per aplikim:
- Curriculum Vitae (CV);
- Listën e publikimeve shkencore, së bashku me lidhjet (link) të revistave ku janë publikuar;
- Kopjet e noterizuara të diplomave (për diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës);
- Vendimin për njohjen (nostrifikimin) e diplomës së fituar jashtë vendit;
- Dokumente të tjera relevante që mbështesin plotësimin e kritereve për programin për të cilin aplikohet.
Afati dhe menyra e aplikimit:
Afati i fundit për aplikim është 𝟭𝟵 𝗸𝗼𝗿𝗿𝗶𝗸 𝟮𝟬𝟮𝟲. Dokumentacioni i plotë duhet të dërgohet në adresën elektronike: info@riinvest.net
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e konkursit dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.
Kolegji Riinvest garanton një proces të drejtë, transparent dhe të bazuar në meritë dhe inkurajon të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret të aplikojnë.