1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Aztech Group është një grup dinamik dhe në rritje të vazhdueshme, që operon në disa industri kyçe përmes brendeve të njohura si Aztech, Galeria Shoping Mall, GiFi, Expert, Entertainment Kosova dhe Retail Fashion. Me një fokus të fortë në inovacion, cilësi dhe eksperiencë të klientit, grupi ka ndërtuar një prezencë të qëndrueshme në treg dhe vazhdon të zgjerojë aktivitetin e tij në rajon.

Experti hap konkurs për pozitat të cekura më poshtë;

Pozita: Koordinator/e

Koordinatori është përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e punëve në departamentin e servisit, të monitoroj ecurinë e riparimeve dhe respektimin e afateve, të siguroj cilësinë e shërbimit dhe zbatimin e procedurave të kompanisë, të zgjidhë problematikat operative dhe trajton ankesat e pranuara nga klientët dhe detyra të tjera të caktuara nga punëdhënësi.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Pranimi dhe dorëzimi i produkteve të servisit
  • Planifikimi dhe organizimi i terreneve
  • Koordinimi i ekipeve të teknikëve
  • Komunikimi me klientët për statusin e shërbimeve
  • Menaxhimi i dokumentacionit të servisit
  • Mbikëqyrja e procesit të riparimeve dhe cilësisë
  • Organizimi i punës dhe logjistikës së nevojshme 
  • Kryen detyra të tjera që i përcakton mbikëqyrësi direkt;

Kualifikimet:  

  • Te kete te përfunduar shkollimin e mesëm dhe/ose shkollimin e larte;
  • Fleksibil dhe i/e shpejtë në zgjidhjen e problemeve;
  • Te flas rrjedhshëm gjuhën Shqipe, të ketë aftësi në të shkruar;
  • Personat që e njohin gjuhën Angleze kanë përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.

Pozita: IT – Serviser të laptopëve
Pozita e IT Serviser të laptopëve është të ofrojë mbështetje teknike për punonjësit dhe të sigurojë
që sistemet teknologjike të funksionojnë pa probleme. Ai merret me diagnostifikimin, riparimin,
mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike për laptopë dhe pajisje të ngjashme.
Përgjegjësitë kryesore:

  • Diagnostifikimi i defekteve harduerike dhe softuerike;
  • Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve operative;
  • Të ofrojë riparime cilësore dhe brenda afateve të caktuara;
  • Të respektoj procedurat dhe standardet e kompanisë;
  • Heqja e viruseve, malware-it dhe optimizimi i performancës së laptopit;
  • Mbajtja e evidences për riparimet, pjesët e përdorura dhe historikun e pajisjeve;
  • Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.

Kualifikimet:

  • Preferohet të jetë i/e diplomuar në fushë të ngjashme;
  • Kërkohen së paku 2 vite përvojë pune relevante në IT.
  • Njohuri të mira të harduerit dhe softuerit të laptopëve.
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikimi.
  • Aftësi analitike, kreativitet dhe gatishmëri për punë ekipore.
  • Person metodik, i/e organizuar, fleksibil dhe i/e shpejtë në zgjidhjen e problemeve.
  • Preferohet posedimi i patentë shoferit – kategoria B.

Pozita: Zyrtar/e për Financa

  • Zyrtari i/e Financave është përgjegjës për regjistrimin, kontrollin dhe mirëmbajtjen e të dhënave financiare të kompanisë, duke siguruar saktësi dhe përputhshmëri me standardet tatimore dhe kontabë
  • Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Njohuri shumë të mira në çështje tatimore dhe deklarime tatimore
  • Regjistrimi i faturave të blerjes, dokumenteve unike doganore dhe shitjeve
  • Regjistrimi i shpenzimeve operative (qira, paga, zhvlerësim, nota krediti/debiti)
  • Regjistrimi i ekstrakteve bankare dhe mandateve të pagesave/arkëtimeve
  • Barazimi i kartelave financiare të klientëve dhe furnitorëve
  • Kontrolli dhe monitorimi i regjistrimeve dhe kalkulimeve financiare
  • Barazimi i llogarive (arka, banka dhe llogari të tjera)
  • Përgatitja e raporteve financiare sipas kërkesës
  • Ndihmë në mbyllje mujore dhe vjetore të kontabilitetit
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga menaxhmenti financiar
  • Kandidati ideal:
  • Diplomë Universitare;
  • Certifikimi profesional (SCAK ose ekuivalent) është përparësi
  • Njohuri të mira të rregullave tatimore dhe kontabël
  • Saktësi e lartë dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Aftësi për punë me afate dhe ngarkesë operative
  • Njohuri të programeve financiare/kontabël
  • Aftësi për punë ekipore dhe përgjegjësi individuale

Pozita: Transporter / Shofer Kategoria B

  • Transporteri është përgjegjës të kryej transportin e mallrave sipas planit të punës, të siguroj dorëzimin në kohë dhe në gjendje të rregullt, të raportoj për çdo defekt të paraqitur dhe detyra të tjera të caktuara nga udhëheqësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë për shofer – Kategoria B: 

  • Kryen transportin e mallrave nëpër lokacionet e caktuara brenda vendit; 
  • Planifikon itinerarin dhe kujdeset për arritjen me kohë në lokacionet e caktuara; 
  • Përkujdeset që automjeti të jetë në gjendje të mirë teknike dhe se i plotëson kërkesat relevante;  
  • Përgjegjës për raportimin e defekteve dhe të aksidenteve të automjetit; 
  • Si dhe bënë punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës. 

Kualifikimet e kërkuara për shofer Kategoria B: 

  • Patent shofer të kategorisë B; 
  • Së paku 2 vite përvojë pune relevante; 
  • Të jetë bashkëpunues dhe i organizuar; 
  • Fleksibil dhe i shpejtë në zgjidhjen e problemeve. 

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese;
  • Ambient pune bashkëpunues dhe dinamik; 
  • Mundësi reale zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë; 
  • Sigurim shëndetësor; 
  • Shujta ditore; 
  • Transporti i organizuar nga kompania;
  • Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm professional; 
  • Ekspozim ndaj brendeve ndërkombëtare dhe praktikave moderne të biznesit; 
  • Mundësi reale rritjeje brenda grupit.
  • Nëse kërkon më shumë se një punë, nëse kërkon ndikim, përgjegjësi dhe rritje kjo është mundësia jote.

Lokacioni: Magjistrlja Prishtinë – Mitrovicë (Parku i Biznesit – Llazarevë)

Dërgo CV-në tënde në puna@aztech-ks.com

Afati i aplikimit: deri më 31 korrik 2026

Në subjektin e emailit ju lutemi të specifikoni pozitën e punës për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet