KosovaJob
Gent Shala Consulting LLC PREMIUM+

Shitës në Terren / Komercialist, Arkëtar/e

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 22 shtator 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

GS Consulting LLC, për klientin e tij, i cili është në fazë të zgjerimit të ekipit dhe zhvillimit  të mëtejshëm të operacioneve, është në kërkim të profesionistëve të motivuar për t'iu  bashkuar ekipit në pozitat e mëposhtme: 

Kompania operon në industrinë e furnizimit dhe shpërndarjes së materialeve elektrike  dhe sistemeve të ndriçimit, duke ofruar produkte dhe zgjidhje të përshtatura për nevoja  të ndryshme profesionale dhe komerciale. Përmes eksperiencës së ndërtuar ndër vite,  është pozicionuar si një partner i besueshëm për klientët e saj. 

Pozitat e hapura: 

Shitës në Terren / Komercialist 

  • Preferohen studime të përfunduara në Menaxhim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose  fusha të ngjashme 
  • Përvojë e obliguar në industrinë e ndriçimit 
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese 
  • Patentë shoferi, kategoria B 
  • Njohuri bazike të programeve MS Office 

Arkëtar/e 

  • Përvoja në pozita të ngjashme përbën avantazh 
  • Aftësi të mira organizative dhe numerike 
  • Saktësi, përgjegjësi dhe integritet në punë 

Informata shtesë për konkursin: 

  • Pagë konkurruese e përshtatur sipas përvojës dhe kualifikimeve të kandidatit.
  • Skemë të bonusit të bazuar në performancë. 
  • Orari i punës: 08:00 – 16:30. 
  • Lokacioni i punës: Zona afër Prishtina Mall. 

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në email adresën: administration@gentshala.com

Ju lutemi të specifikoni në subjektin e emailit pozitën për të cilën aplikoni.

Afati: 22 shtator 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Gent Shala Consulting LLC
Administratë · Prishtine
8Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 22/09/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë