1
PREMIUM PLUS

Zyrtar i Lartë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit

Ruaj
NLB Banka
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, SHPALL

KONKURS 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

Zyrtar i Lartë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushë e Ekonomisë, Juridikut ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet se paku 3 vite përvojë pune në fushën AML-së  në sektorin bankar dhe financiar
  • Integritet, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e çështjeve të ndjeshme;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Kontrolli i respektimit të afateve kohore dhe saktësisë së zbatimit të pjesës normative të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, si dhe koordinimi dhe eliminimi i gabimeve;
  • Dërgimi i të dhënave në Zyrën për Parandalimin e Pastrimit të Parave;
  • Mbajtja e evidencave në përputhje me Udhëzimet Operative për zbatimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit në NLB Banka sh.a.;
  • Zbatimi i inspektimeve kontrolluese për zbatimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit dhe masave kufizuese;
  • Zëvendësimi i personit të autorizuar për parandalimin e pastrimit të parave gjatë mungesës së tij
  • Bashkëpunimi në përgatitjen e udhëzimeve të brendshme në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe masave kufizuese;
  • Bashkëpunimi me institucionet e jashtme në fushën e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit dhe masave kufizuese;
  • Bashkëpunimi në kryerjen e aktiviteteve në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit dhe masave kufizuese;
  • Bashkëpunimi në hartimin e politikave dhe kontrolli i zbatimit të politikave në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe masave kufizuese;
  • Këshillimi i përdoruesve të brendshëm lidhur me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit dhe masat kufizuese;
  • Propozimi dhe/ose zbatimi i përmirësimeve;
  • Mentorimi dhe transferimi i njohurive;
  • Koordinimi, mbikëqyrja dhe monitorimi i procesit të punës;
  • Pjesëmarrja në projekte ekipore dhe grupe pune;

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 15 korrik 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet