1

Termat e Referencës - Angazhimi i një Konsulenti/es Kryesor të Hulumtimit (Lead Research Consultant)

Ruaj
Syri i Vizionit
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Termat e Referencës

Angazhimi i një Konsulenti/es Kryesor të Hulumtimit (Lead Research Consultant)

Hyrje

Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si organizatë joqeveritare lokale në shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë edhe më herët, që nga viti 1999, si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës.

Që nga themelimi, motoja e organizatës ka qenë: “Mendo globalisht, vepro lokalisht”, parim të cilit SiV i ka qëndruar vazhdimisht besnik në punën dhe angazhimin e saj.

Vizioni ynë: Organizatë që realizon veprime lokale të bazuara në praktikat më të mira

Misioni ynë:  Mbështetja e komunitetit përmes informimit, avokimit, vetëdijesimit dhe ngritjes së kapaciteteve të individëve, grupeve joformale, organizatave, institucioneve, rrjeteve dhe donatorëve.

Vlerat tona: Respektimi i të gjithëve pa dallim, puna në ekip dhe ndihma ndaj njëri tjetrit, hapësira e veprimi për vullnetarët, besimi dhe përgjegjshmëria, qasja bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirja

  1. Informata të përgjithshme

Në kuadër të programit tematik “Fuqizimi i Fëmijëve për Ndryshim Politikash dhe Pjesëmarrje”, Syri i Vizionit (SiV), në partneritet me Save the Children – Zyra në Kosovë (SCiK), po punon për të forcuar integrimin e perspektivës së fëmijëve në proceset vendimmarrëse, hulumtim dhe zhvillim të mekanizmave për mbrojtjen dhe pjesëmarrjen e fëmijëve. 

Në kuadër të procesit të hartimit të Raportit Alternativ të Organizatave të Shoqërisë Civile mbi zbatimin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijës (UNCRC), Syri i Vizionit, si partner udhëheqës për nenet e caktuara të Konventës, kërkon të angazhojë një  Konsulent Kryesor të Hulumtimi (Lead Research Consultant).

Konsulenti do të udhëheqë procesin teknik të hulumtimit, duke siguruar që mbledhja e evidencës të zhvillohet në përputhje me metodologjinë e përbashkët të raportimit dhe standardet e dakorduara nga partnerët e konsorciumit.

III. Qëllimi i angazhimit 

Qëllimi i kësaj konsulence është të mbështesë Syri i Vizionit (SiV) në udhëheqjen teknike dhe metodologjike të procesit të hulumtimit për hartimin e Raportit Alternativ të Shoqërisë Civile mbi Zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës (UNCRC) në Kosovë, të informuar nga fëmijët.

Konsulenti Kryesor i Hulumtimit do të jetë përgjegjës për zhvillimin e metodologjisë së përbashkët të hulumtimit, hartimin e mostrës dhe instrumenteve të standardizuara te mbledhjes së të dhënave për të gjitha grupet tematike dhe nenet e UNCRC-së, ofrimin e mbështetjes metodologjike për partnerët gjatë gjithë procesit të hulumtimit, si dhe kryerjen e kontrollit final të cilësisë së të gjitha inputeve përpara dorëzimit të tyre në Save the Children në Kosovë (SCiK).

Përveç rolit koordinues dhe metodologjik, Konsulenti Kryesor do të jetë përgjegjës edhe për zbatimin e plotë të procesit të hulumtimit për Klasterin VI – Arsimi, Koha e Lirë dhe Aktivitetet Kulturore (Nenet 28, 29, 30 dhe 31) si dhe Parimet e përgjithshme – Nenin 12, për të cilat Syri i Vizionit është përgjegjese, derisa organizatat partnere QKSGJ dhe EcoZ kanë Klasterë të tjerë respektive.

Fushëveprimi i punës

Nën mbikëqyrjen e Syri i Vizionit (SiV), Konsulenti Kryesor i Hulumtimit do të punojë në koordinim të ngushtë me Save the Children në Kosova/o (SCiK), konsulentët e hulumtimit të angazhuar nga Eco Z dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj), organizatat partnere të konsorciumit dhe Grupet e Udhëhequra nga Fëmijët (CLGs). 

A. Udhëheqja metodologjike e procesit të hulumtimit (përgjegjësi unike)

Në cilësinë e Konsulentit Kryesor të Hulumtimit, konsulenti do të:

  • Zhvillojë dhe identifikojë metodologjinë e mostrës së hulumtimit (research sample) e cila do të zbatohet nga të gjitha organizatat partnere për të gjitha klasteret dhe nenet e UNCRC-së. 
  • Hartojë instrumentet e standardizuara të mbledhjes së të dhënave për të gjithë procesin e raportimit, duke përfshirë: 
  • pyetësorët e anketimit; 
  • udhëzuesit për intervistat me informatorët kyç (KIIs); 
  • udhëzuesit për Fokus Grupet me organizatat e shoqërisë civile; 
  • udhëzuesit për Fokus Grupet me Grupet e Udhëhequra nga Fëmijët (CLGs), duke përfshirë ndjeshmërinë dhe gjuhën miqësore ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara; 
  • formatet për dokumentimin e rasteve; 
  • Sigurojë mbështetje metodologjike dhe teknike për konsulentët e Eco Z dhe KGSC gjatë gjithë procesit të hulumtimit, duke garantuar zbatim të njëjtë të metodologjisë dhe përdorim të standardizuar të instrumenteve të hulumtimit. 

Keto procese do te aplikohen per: Klasteri I – Masat e Përgjithshme të Zbatimit - Neni 4; Klasteri II – Parimet e Përgjithshme - Nenet 2, 3, 6, 12; Klasteri III – Të Drejtat Civile dhe Liritë - Nenet 13, 15, 17 dhe Komenti i Përgjithshëm Nr. 25 – Të Drejtat e Fëmijëve në Mjedisin Digjital;  Klasteri IV – Mjedisi Familjar dhe Kujdesi Alternativ - Neni 19; Klasteri V – Shëndeti, Mirëqenia Mendore dhe Mjedisi - Nenet 23, 24, 26, 27 dhe Komenti i Përgjithshëm Nr. 26 – Të Drejtat e Fëmijëve dhe Mjedisi, me fokus në ndryshimet klimatike;  Klasteri VI – Arsimi, Koha e Lirë dhe Aktivitetet Kulturore - Nenet 28, 29, 30, 31

Metodologjia e mostrës së hulumtimit dhe instrumentet e standardizuara të mbledhjes së të dhënave do të hartohen dhe finalizohen në fillim të angazhimit, përmes një procesi konsultativ dhe koordinues me SCiK, Eco Z dhe QKSGj, për të siguruar zbatim të unifikuar të metodologjisë në të gjitha klasteret dhe nenet e Raportit Alternativ.

B. Zbatimi i hulumtimit për Klasterin VI

Konsulenti do të:

  1. Kryejë desk review për Klasterin VI – Arsimi, Koha e Lirë dhe Aktivitetet Kulturore, që mbulon nenet 28, 29, 30 dhe 31 të UNCRC-së si dhe Parimet e përgjithshme – Neni 12. 
  2. Hartojë Scope Notes (Shtojca B) për Klasterin VI dhe Nenin 12 të Parimeve të Përgjithsme duke përdorur formatin e standardizuar. 
  3. Mbledhë të dhëna primare dhe sekondare për Klasterin VI dhe Nenin 12 të Parimeve të Përgjithsme duke përdorur instrumentet e standardizuara të zhvilluara për raportin. 
  4. Lehtësojë diskutimet në Fokus Grupe dhe konsultimet me Grupet e Udhëhequra nga Fëmijët (CLGs) së bashku me Syri i Vizionit. 
  5. Përgatisë Input Templates të standardizuara (Shtojca C) për nenet 28, 29, 30 dhe 31, si dhe nenin 12 duke u bazuar në evidencën e mbledhur nga hulumtimi primar dhe sekondar. 

C. Kontrolli i cilësisë dhe koordinimi final (përgjegjësi unike)

Pas përfundimit të procesit të hulumtimit nga të gjitha organizatat partnere, Konsulenti Kryesor do të:

  1. Pranojë Input Templates të përgatitura nga konsulentët e Eco Z dhe QKSGj për të gjitha nenet. 
  2. Kryejë kontrollin përfundimtar metodologjik dhe cilësor të të gjitha Input Templates për të siguruar: 
    1. përputhshmërinë me metodologjinë e dakorduar; 
    2. cilësinë dhe koherencën analitike; 
    3. integrimin e perspektivës së fëmijëve; 
    4. integrimin horizontal të barazisë gjinore; 
    5. integrimin e konsideratave mjedisore dhe klimatike, kur janë relevante; 
    6. referencimin korrekt të evidencës; 
    7. harmonizimin ndërmjet të gjitha klastereve. 
  3. Ofron komente teknike dhe kërkon plotësime nga partnerët, sipas nevojës. 
  4. Dorëzon në Save the Children në Kosova/o (SCiK) paketën finale të të gjitha Input Templates dhe dokumentacionit mbështetës për integrim në Raportin Alternativ të Shoqërisë Civile. 

Rezultatet e pritshme (Outputs)

  • Metodologjinë e mostrës së hulumtimit për të gjitha klasteret dhe nenet e Raportit Alternativ. 
  • Pakon e instrumenteve të standardizuara të mbledhjes së të dhënave për të gjitha organizatat partnere. 
  • Desk Review për Klasterin VI (Nenet 28, 29, 30 dhe 31) dhe Parimet e përgjithshme  (Neni 12). 
  • Scope Notes (Shtojca B) për Klasterin VI dhe Parimet e përgjithshme (Neni 12). 
  • Dokumentimin e mbledhjes së të dhënave dhe konsultimeve me Grupet e Udhëhequra nga Fëmijët. 
  • Input Templates (Shtojca C) për Klasterin VI dhe Parimet e përgjithshme (Neni 12). 
  • Pakon finale të harmonizuar të të gjitha Input Templates dhe dokumentacionit mbështetës të dorëzuar në Save the Children në Kosova/o.

 

Kualifikimi i nevojshëm:

  • Diplomë universitare në shkenca sociale, juridike, të drejtat e njeriut ose fusha të ngjashme;
  • Minimum shtatë (7) vite përvojë profesionale në hulumtime sociale, analiza të politikave publike ose monitorim të të drejtave të njeriut;
  • Përvojë e dëshmuar në hartimin dhe zbatimin e metodologjive të hulumtimit;
  • Përvojë në zhvillimin e instrumenteve të mbledhjes së të dhënave;
  • Përvojë në realizimin e intervistave me informatorë kyç dhe diskutimeve në grupe fokusi;
  • Njohuri të mira mbi Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës dhe legjislacionin e Kosovës për mbrojtjen e fëmijëve;
  • Përvojë në koordinimin e proceseve hulumtuese me shumë partnerë do të konsiderohet përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikuese dhe raportuese në gjuhën shqipe dhe angleze.

VII. Kohëzgjatja e angazhimit:

Angazhimi do të realizohet gjatë periudhës korrik–tetor 2026, në përputhje me planin e punës të projektit dhe afatet e dakorduara me Syri i Vizionit.

VIII. Menaxhimi dhe raportimi:

Konsulenti/ja do të kontraktohet nga Syri i Vizionit dhe do të punojë në koordinim të ngushtë me ekipin e projektit, partnerët e konsorciumit dhe Save the Children Kosova/o. Të gjitha te dlurat do t'i nënshtrohen procesit të shqyrtimit teknik dhe miratimit nga Syri i Vizionit dhe Save the Children Kosova/o.

Konsulenti/ja do të angazhohet me anë të një kontrate për shërbim me Syri i Vizionit- nën koordinimin e Menaxherit të Financave dhe Administratës. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument. Angazhimi do të bëhet gjatë muajit dhjetor në bazë ditore, ku do të përfshihen aktivitetet e mëposhtme:

  1. Kushtet e Pagesës:

Pagesa e ekspertit/es do të bëhet sipas faturës përkatëse për kryerjen e shërbimeve, që do të leshohet nga ai/ajo, ose do të përgatitet nga SiV e do nënshkruhet nga Eksperti/ja. Pagesa do të realizohet përmes  transaksionit bankar në valutën Euro.  Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të punëtorisë dhe dorëzimit të dokumenit final/Strategjisë dhe raportit narrativ të aprovuar nga SiV.  

Në bazë të ligjit të Kosovës, Syri i Vizionit është po ashtu i obliguar që të paguajë tatimin (taksa dhe Pension) prej 10% të shumës bruto. Shpenzimet e ushqimit gjatë punëtorisë do t’i mbulojë organizatori.

  1. Dokumentet e kërkuara dhe procedura për aplikim:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  1. CV-në e përditësuar (me fokus në hulumtim, të drejtat e fëmijëve dhe UNCRC);;
  2. Letër motivimi;
  3. Referencë, së paku dy referenca profesionale;
  4. Dëshmi, shembuj të punëve të ngjashme të realizuara (raporte hulumtuese, analiza politike, etj.) .
  5. Propozim teknik të shkurtër (maksimum 2 faqe) që përshkruan qasjen metodologjike;
  6. Propozimi financiar bruto* 

*Oferta  financiare duhet të jetë e hollësishme për secilën punë që do të realizohet, duke përfshirë, zhvillimin e strategjisë dhe materialet e punëtorisë, mbajtjen e punëtorisë dhe shkrimin e raportit. Çdo shpenzim shtesë nuk do merret parasysh.

Konsulenti/ja i/e përzgjedhur do të jetë i obliguar të respektojë Kodin e Sjelljes dhe Politikën për Mbrojtjen e Fëmijëve të Syri i Vizionit gjatë gjithë periudhës së angazhimit.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: office@syriivizionit.org me subjektin: Angazhimi i  Konsulenti/es për  Hulumtim (Lead Research Consultant). Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 15 korrik 2026 ora 16:00. 

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet