1

Menaxher i Sistemeve të Integruara të Menaxhimit (Alb/Srb)

Ruaj
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës konkretisht Neni 8, bazuar në Rregulloren Nr. 01/2024 Për Kriteret dhe Procedurat e Punësimit në KMDK Sh.A., Rregullores Nr. 02/2025 për Organizimin e Brendshëm, Pagat, Benefitet dhe Shtesat në KMDK Sh.A, bazuar në Vendimin e Kryeshefit Ekzekutiv të KMDK Sh.A nr. 218/2026 të dt. 06.07.2026 me nr. të protokolit 02-1282/01, KMDK SH.A shpall këtë:

KONKURS PUBLIK

PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli: Menaxher i Sistemeve të Integruara të Menaxhimit (1 pozitë);

Numri i Referencës: ZP/KJ-10-2026;

I raporton: Kryeshefit Ekzekutiv;

Niveli i pagës me koeficient 62: 1240.00€ Bruto (njëmijë e dyqind e dyzet Euro) në muaj, subjekti i ndryshimit sipas vendimit të Bordit të Drejtorëve të KMDK-së;

Orët e Punës: 40 orë në javë, orari i plotë i punës në bazë të Ligjit të Punës;

Kohëzgjatja e kontratës: Me kohë të caktuar (1 vit) me mundësi vazhdimi, puna provuese zgjatë deri në gjashtë (6) muaj;

Vendi i punës: KMDK – Sh.A., Prishtinë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Harton, përditëson dhe zbaton politikat, procedurat dhe udhëzimet operacionale që lidhen me Sistemin e Integruar të Menaxhimit (SIM), duke siguruar përputhje me standardet ndërkombëtare të zbatuara si (ISO 9001, 14001, 45001, 27001, etj.);
  • Koordinon dhe menaxhon dokumentacionin e sistemit, duke përfshirë ruajtjen, versionimin, disponueshmërinë dhe integritetin e dokumenteve të SIM në të gjitha njësitë përkatëse;
  • Planifikon dhe mbikëqyr kryerjen e auditimeve të brendshme, përfshirë përgatitjen e planeve të auditimit, ndarjen e auditorëve, raportimin dhe ndjekjen e veprimeve korrigjuese;
  • Asiston dhe bashkëpunon gjatë auditimeve të jashtme të certifikimit, duke koordinuar komunikimin dhe ofrimin e provave të nevojshme për vlerësim;
  • Monitoron përputhshmërinë e veprimtarive institucionale me kërkesat e standardeve të zbatuara, legjislacionin kombëtar dhe kërkesat kontraktuale të palëve të interesit;
  • Analizon rezultatet nga auditimet, ankesat, rreziqet dhe të dhënat e performancës, duke propozuar veprime korrigjuese dhe masa për përmirësim të vazhdueshëm të sistemit;
  • Siguron këshillim teknik dhe mbështetje për njësitë organizative, për zbatimin korrekt dhe efektiv të kërkesave të sistemit të menaxhimit në proceset e tyre;
  • Planifikon dhe organizon trajnime për stafin, duke rritur ndërgjegjësimin dhe kapacitetin organizativ për çështje që lidhen me cilësinë, mjedisin, shëndetin & sigurinë në punë dhe sigurinë e informacionit;
  • Përgatit raporte të rregullta për menaxhmentin e lartë, mbi performancën e sistemit, nivelin e përputhshmërisë dhe rekomandimet për përmirësim;
  • Këshillon Kryeshefin Ekzekutiv dhe Ekipin Menaxhues në lidhje me proceset menaxhuese;
  • Ndërvepron me trupat certifikuese, konsulentët dhe institucionet partnere, për të siguruar përditësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të SIM në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare; 
  • Kryen detyra të tjera të deleguara nga eprori. 

Përvoja/Edukimi:

  • Diplomë universitare në menaxhim, inxhinieri, shkenca natyrore, teknologji informative ose fusha të ngjashme;
  • Minimum 4 vite përvojë profesionale në zbatim ose mbikëqyrje të sistemeve të menaxhimit sipas standardeve ndërkombëtare;
  • Njohuri të avancuara në standardet ISO 9001:2015, ISO 14001:2015, ISO 45001:2018, dhe përparësi nëse posedon njohuri në ISO/IEC 27001:2022;
  • Çertifikime të nivelit auditor (p.sh. Lead Auditor ISO 9001/14001/45001) përbën përparësi;
  • Aftësi shumë të mira në hartimin dhe menaxhimin e dokumentacionit dhe proceseve;
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, me theks në terminologjinë profesionale të menaxhimit.

Shkathtësitë tjera:

  • Aftësi të avancuara menaxheriale, analitike, organizative dhe ndërinstitucionale;
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe orientim në përmirësim të vazhdueshëm;
  • Shkathtësi të larta komunikuese dhe prezantuese;
  • Integritet, etikë pune dhe ndjeshmëri ndaj rëndësisë së përputhshmërisë;
  • Gatishmëri për të punuar në një ambient dinamik dhe për të udhëhequr ndryshime organizative.

Procedura e konkurimit:

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyrat e Burimeve Njerëzore të KMDK SH.A apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: https://kmdk-ks.org/

Dokumentacionin mund të paraqitet në mënyrë:
- elektronike,
- nëpërmjet adresës elektronike burimetnjerzore@kmdk-ks.org
- përmes postës ose
- në kopje fizike në zyrat e Burimeve Njerëzore në adresën: Rruga “Gazmend Zajmi”, nr.41, Prishtinë.


Aplikacioni i dërguar nëpërmjet adresës elektronike konsiderohet i pranuar nëse pranoni konfirmimin nga adresa për pranimin e aplikimit. Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe adresën elektronike.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formulari zyrtar i aplikimit (i plotësuar dhe i nënshkruar);
  • Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës valide;
  • CV e detajuar me përvojë pune;
  • Diploma dhe dëshmi të kualifikimeve (diplomat e marra jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI);
  • Dëshmi për përvojën e punës (kontrata ose vërtetime, dhe pasqyrë e kontributeve pensionale); dhe
  • Certifikata se kandidati nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar (jo më të vjetra se data e publikimit të konkursit);
  • Letërmotivimi

Kandidatët janë plotësisht përgjegjës për dorëzimin e dokumentacionit të saktë, të plotë dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara në konkurs. Mosdorëzimi i cilitdo dokument të kërkuar, dorëzimi i dokumentacionit jo të plotë apo të pasaktë, sjell diskualifikim nga procedura e rekrutimit.
KMDK Sh.A. nuk mban përgjegjësi për mungesën, pasaktësinë apo paplotësinë e dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatët. Në rast nevoje për sqarime administrative lidhur me dokumentacionin e dorëzuar, KMDK Sh.A. mund të kërkojë informata apo dokumente plotësuese vetëm brenda afatit të aplikimit.
Ju lutem sigurohuni që dëshmia për përvojën profesionale (minimum 4 vite) të përfshijë kontratën ose vërtetimin e punës, të shoqëruar me pasqyrën e kontributeve pensionale (Trustin).

Mënyrat e vlerësimit dhe kriteret e poentimit

Vlerësimi i aplikimeve të konkursit publik në KMDK përmban gjithsej njëqind (100) pikë, ku kalueshmëria është arritja e së paku pesëdhjetë për qind (50%) të pikëve nga të gjitha fazat e konkursit publik. Kriteret e poentimit: jetëpërshkrimi (CV) e kandidatit vlerësohet deri në dhjetë (10) pikë, testimi me shkrim deri në gjashtëdhjetë (60) pikë dhe intervistimit deri në tridhjetë (30) pikë.

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tre (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pa kompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me datën 27.07.2026 në orën 16:00.                                    

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni me Zyrën e Burimeve Njerëzore të KMDK në numrin e telefonit  038 600–552 apo në adresën elektronike burimetnjerzore@kmdk-ks.org  


Na osnovu Zakona br. 03/L-087 o Javnim Preduzećima, Zakona br. 03/L-212 o Radu, konkretno član 8,na osnovu Pravilnika br. 01/2024 o kriterijumima i procedurama zapošljavanja u KMDK a.d.,Pravilnika br. 02/2025 o unutrašnjoj organizaciji, platama, beneficijama i dodacima u KMDK a.d.,na osnovu Odluke Generalnog direktora KUDK a.d. br. 218/2026 od 06.07.2026, sa protokolarnim brojem 02-1282/01, KMDK a.d. objavljuje:

JAVNI KONKURS

ZA POPUNU RADNOG MESTA

Naziv; Menadžer integrisanih sistema upravljanja (1 pozicija)

Referentni broj: ZP/KJ-10-2026;

Izveštava: Izvršnom direktoru;

Nivo plate sa koef. 62: 1.240,00 € bruto (hiljadu dve stotine četrdeset evra) mesečno, podložno promenama u skladu sa odlukom Odbora direktora KMDK-a.

Radno vreme: 40 sati nedeljno, puno radno vreme u skladu sa Zakonom o radu;

Trajanje ugovora: Na određeno vreme (1 godina) sa mogućnošću produženja, probni rad traje do šest (6) meseci;

Mesto rada: KMDK – A.D., Priština;

Dužnosti i odgovornosti:

  • Izrađuje, ažurira i sprovodi politike, procedure i operativna uputstva koja se odnose na Integrisani sistem upravljanja (ISU), obezbeđujući usklađenost sa primenjenim međunarodnim standardima kao što su ISO 9001, 14001, 45001, 27001 i dr.; 
  • Koordinira i upravlja dokumentacijom sistema, uključujući čuvanje, verzionisanje, dostupnost i integritet dokumenata ISU u svim relevantnim organizacionim jedinicama; 
  • Planira i nadgleda sprovođenje internih revizija, uključujući pripremu planova revizije, raspodelu revizora, izveštavanje i praćenje korektivnih mera; 
  • Pruža podršku i sarađuje tokom eksternih sertifikacionih revizija, koordinirajući komunikaciju i dostavljanje potrebnih dokaza za ocenjivanje; 
  • Prati usklađenost institucionalnih aktivnosti sa zahtevima primenjenih standarda, nacionalnim zakonodavstvom i ugovornim zahtevima zainteresovanih strana; 
  • Analizira rezultate revizija, žalbi, rizika i podataka o učinku, predlažući korektivne mere i aktivnosti za kontinuirano unapređenje sistema; 
  • Pruža tehničke savete i podršku organizacionim jedinicama za pravilnu i efikasnu primenu zahteva sistema upravljanja u njihovim procesima; 
  • Planira i organizuje obuke za osoblje, povećavajući svest i organizacione kapacitete u vezi sa kvalitetom, životnom sredinom, zdravljem i bezbednošću na radu, kao i informacionom bezbednošću; 
  • Priprema redovne izveštaje za više rukovodstvo o performansama sistema, nivou usklađenosti i preporukama za unapređenje; 
  • Savetuje Izvršnog direktora i menadžerski tim u vezi sa upravljačkim procesima; 
  • Sarađuje sa sertifikacionim telima, konsultantima i partnerskim institucijama radi obezbeđivanja kontinuiranog ažuriranja i razvoja ISU u skladu sa najboljim međunarodnim praksama; 
  • Obavlja i druge poslove po nalogu nadređenog.

Iskustvo / Obrazovanje:

  • Univerzitetska diploma iz oblasti menadžmenta, inženjerstva, prirodnih nauka, informacionih tehnologija ili srodnih oblasti; 
  • Minimum 4 godine profesionalnog iskustva u primeni ili nadzoru sistema upravljanja prema međunarodnim standardima; 
  • Napredno poznavanje standarda ISO 9001:2015, ISO 14001:2015, ISO 45001:2018, a prednost imaju kandidati koji poseduju znanje iz standarda ISO/IEC 27001:2022; 
  • Sertifikati nivoa auditora (npr. Lead Auditor ISO 9001/14001/45001) predstavljaju prednost; 
  • Veoma dobre veštine u izradi i upravljanju dokumentacijom i procesima; 
  • Veoma dobro poznavanje engleskog jezika, sa posebnim naglaskom na stručnu terminologiju iz oblasti menadžmenta.

Ostale veštine:

  • Napredne menadžerske, analitičke, organizacione i međuinstitucionalne veštine; 
  • Pažnja prema detaljima i usmerenost ka kontinuiranom unapređenju; 
  • Visoke komunikacione i prezentacione sposobnosti; 
  • Integritet, radna etika i svest o značaju usklađenosti; 
  • Spremnost za rad u dinamičnom okruženju i vođenje organizacionih promena.

 

Procedura Konkursa:

Zainteresovani kandidati zvanični formular mogu preuzeti u kancelarijama Ljudskih resursa KMDK SH.A ili ga preuzeti sa internet stranice na adresi: KMDK SH.A

Dokumentacija se može dostaviti na sledeće načine:

  • elektronski, 
  • putem elektronske adrese: burimetnjerzore@kmdk-ks.org
  • putem pošte ili 
  • u fizičkoj kopiji u kancelarijama Ljudskih resursa na adresi: Ulica „Gazmend Zajmi“, br. 41, Priština. 

Prijava poslata putem elektronske adrese smatraće se prihvaćenom ukoliko kandidat primi potvrdu o prijemu prijave sa navedene adrese.

Kandidati koji konkurišu dužni su da tačno navedu adresu, kontakt telefon, kao i elektronsku adresu.

Potrebna dokumenta za prijavu:

  • Zvanični formular za prijavu (popunjen i potpisan); 
  • Kopija važeće lične karte ili pasoša; 
  • Detaljna biografija (CV) sa radnim iskustvom; 
  • Diploma i dokazi o kvalifikacijama (diplome stečene van Republike Kosovo moraju biti nostrifikovane od strane MONTI-a); 
  • Dokaz o radnom iskustvu (ugovori ili potvrde, kao i izvod o penzijskim doprinosima); 
  • Uverenje da kandidat nije pod istragom i da nije osuđivan (ne starije od datuma objavljivanja konkursa); 
  • Motivaciono pismo.

Kandidati su u potpunosti odgovorni za dostavljanje tačne, potpune i sa konkursom usklađene dokumentacije. Nedostavljanje bilo kog traženog dokumenta, dostavljanje nepotpune ili netačne dokumentacije, dovodi do diskvalifikacije iz postupka regrutacije.

KMDK Sh.A. ne snosi odgovornost za nedostatke, netačnost ili nepotpunost dokumentacije dostavljene od strane kandidata. U slučaju potrebe za administrativnim pojašnjenjima u vezi sa dostavljenom dokumentacijom, KMDK Sh.A. može zahtevati dodatne informacije ili dopunsku dokumentaciju isključivo u roku za prijavu.

Molimo vas da obezbedite da dokaz o profesionalnom iskustvu (minimum 4 godine) sadrži ugovor o radu ili potvrdu o zaposlenju, zajedno sa izvodom o penzijskim doprinosima (Trust).

Način ocenjivanja i kriterijumi bodovanja:

Vrednovanje prijava za javni konkurs u KMDK-u sadrži ukupno sto (100) bodova, pri čemu je prolaznost ostvarivanje najmanje pedeset procenata (50%) bodova iz svih faza javnog konkursa. Kriterijumi bodovanja: biografija (CV) kandidata vrednuje se do deset (10) bodova, pismeni test do šezdeset (60) bodova, a intervju do trideset (30) bodova.

Napomena: Prijave poslate poštom, koje nose poštanski pečat sa datumom poslednjeg dana roka za prijavu, smatraće se važećim i biće razmatrane ukoliko stignu u roku od tri (3) dana. Prijave koje pristignu nakon ovog roka, kao i nepotpune prijave bez odgovarajuće dokumentacije, neće biti razmatrane.

Rok za prijavu je do 27.07.2026. godine u 16:00 časova.

Za detaljnije informacije možete kontaktirati Kancelariju za ljudske resurse KMDK-a na broj telefona 038 600–552 ili putem elektronske adrese: burimetnjerzore@kmdk-ks.org

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet