NJOFTIM PËR PRAKTIKË
Pozita Praktikant/e
Vendi i punës Njësia e Qendrës së Thirrjeve
Lokacioni: Zyra Qëndrore - Prishtinë
Data e Hapjes 06.07.2026
Data e Mbylljes 12.07.2026
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të përgjigjet ndaj klientëve që kontaktojnë bankën përmes telefonit, e-mailit, Whatsapp ose
Webfaqes.
- Përkrahja e klientëve rreth shërbimeve elektronike (regjistrimin, kryerjen e transaksioneve,
zgjidhjen e ankesave, raportimin e problemeve, etj.)
- Ruajtja, mbledhja dhe trajtimi i të gjitha kërkesave të klientit nga ATM, web, email, SMS.
- Kontaktimi i klientëve dhe sigurimi i tyre që kërkesa e tyre është duke u trajtuar.
- Resetimi i funksionalitetit të kartave bankare dhe bankimit elektronik.
- Kryerja e thirrjeve të shitjes për një gamë specifike të konsumatorëve .
- Bllokimi i përkohshëm i kartave sipas procedurave të brendshme.
- Përgjigje ndaj nevojave të klientëve duke ofruar zgjidhje të shpejta, të personalizuara.
- Implementimi i standardeve të kujdesit ndaj klientit.
Kualifikimet:
- Të jetë në përfundim të studimeve ose të jetë i diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik dhe fushat të tjera relevante.
- Të ketë njohuri të punës në kompjuter.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi direkt, në telefon apo email.
- Të ketë aftësi komunikimi në gjuhën angleze dhe preferohet njohja e gjuhës turke.
- Të ketë energji pozitive, të jetë i shoqërueshëm si dhe të orientohet në përmbushjen e
kërkesave të klientëve dhe arritjen e pritshmërive të bankës
- Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për të mësuar gjëra të reja.
- Të jetë në gatishmëri për të punuar gjatë fundjavave, festave zyrtare apo ndërrimit të tretë të
punës.
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku:
https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/
Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e kërkuara do të njoftohen përmes telefonit.