1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

KONKURS PUBLIK

për zgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës:

  1. Bankier Universal në Filialin 001 në Prishtinë (një vend pune)
  2. Bankier Universal në Ekspoziturën 101 në Prishtinë (një vend pune)
  3. Këshilltar për Shërbime Bankare në Filialin 001 në Prishtinë (një vend pune)
  4. Këshilltar për Shërbime Bankare në Ekspoziturën 101 në Prishtinë (një vend pune)

BANKIER UNIVERSAL

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Financave, Kontabilitetit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
  • Së paku 1 vit përvojë pune në bankë ose institucione të tjera financiare;
  • Aftësi në shitje dhe përvojë në administrimin e parave;
  • Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Promovon në mënyrë proaktive produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare më komplekse të Bankës. 
  • Ofron këshillim financiar dhe mbështetje profesionale për klientët. 
  • Kryen operacione bankare në përputhje me procedurat e brendshme dhe autorizimet përkatëse. 
  • Këshillon klientët dhe realizon transaksione bankare dhe financiare në kuadër të kompetencave përkatëse. 
  • Monitoron portofolin e klientëve nën kujdestari (custody).
  • Siguron nivel të lartë të shërbimit dhe kujdesit ndaj klientit. 
  • Mirëmban marrëdhënie me klientët ekzistues dhe angazhohet në identifikimin dhe tërheqjen e klientëve të rinj. 
  • Ndjek zhvillimet në treg dhe trendet relevante në sektorin bankar dhe financiar. 
  • Përgatit propozime dhe rekomandime për vendimmarrje sipas nevojës. 
  • Kryen transaksione pagesash në arkë në përputhje me procedurat e Bankës. 
  • Monitoron detyrimet e papaguara dhe vonesat në pagesa të klientëve dhe ndërmerr veprimet e nevojshme sipas procedurave. 
  • Trajton dhe zgjidh ankesat më komplekse të klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase. 
  • Jep propozime për përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve bankare dhe kontribuon në zbatimin e tyre. 
  • Merr pjesë aktive në projekte ekipore dhe grupe pune.

KËSHILLTAR PËR SHËRBIME BANKARE

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Financave, Kontabilitetit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
  • Preferohet së paku 1 vit përvojë pune në bankë ose institucione të tjera financiare;
  • Aftësi në shitje dhe përvojë në administrimin e parave;
  • Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Promovon në mënyrë proaktive produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare të Bankës. 
  • Kryen operacione bankare në përputhje me procedurat e brendshme dhe autorizimet përkatëse. 
  • Ofron këshillim bazik dhe mbështetje për klientët lidhur me produktet dhe shërbimet bankare. 
  • Kryen transaksione pagesash në arkë në përputhje me procedurat e Bankës. 
  • Monitoron aktivitetet dhe operacionet bankare të klientëve në kuadër të përgjegjësive përkatëse.
  • Vepron me orientim të vazhdueshëm drejt klientit dhe cilësisë së shërbimit.
  • Mirëmban marrëdhënie me klientët ekzistues dhe kontribuon në identifikimin dhe tërheqjen e klientëve të rinj. 
  • Përgatit propozime dhe rekomandime për vendimmarrje sipas nevojës. 
  • Monitoron arkëtimet e vonuara dhe detyrimet e papaguara të klientëve.
  • Ndjek zhvillimet në treg dhe ndryshimet relevante në sektorin bankar dhe financiar. 
  • Trajton dhe zgjidh ankesat e klientëve në përputhje me procedurat dhe standardet e Bankës. 
  • Propozon dhe/ose zbaton përmirësime në proceset dhe shërbimet bankare.
  • Merr pjesë aktive në projekte ekipore dhe grupe pune.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 09 korrik 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet