POZICION I LIRË PUNE
Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Senior Specialist/e, Departamenti Ligjor
Zyret Qendrore, Prishtinë
Misioni i Departamentit Ligjor është të ofrojë mbështjetje ligjore të bankës dhe të sigurojë që veprimataria e saj zhvillohet në përputhje me ligjin, rregullotoret dhe standardet më të larta profesionale.
Qëllimi i pozicionit:
Senior Specialisti i Departamentit Ligjor është përgjegjës për ofrimin e mbështjetjes juridike për të gjitha stukturat e bankës, sigurimin e përputhshmërisë së veprimtarisë së bankës me legjislacionin në fuqi, hartimin dhe rishikimin e dokumentacionit ligjor, si dhe përfaqësimin e interesave të bankës në cështje juridike sipas autorizimeve.
Kriteret e nevojshme:Senior Specialist/e, Departamenti Ligjor
- Diplomë Universitare në Fakultetin Juridik.
- Diplomë Master përbën avantazh.
- Provimi i Jurisprudencës përbën avantazh.
- Minimum 5 vite përvojë profesionale në fushën juridike.
- Përvoja në sektorin bankar ose financiar përbën avantazh.
- Përvojë në hartimin dhe rishikimin e kontratave, procedurave gjyqësore dhe çështjeve te ngjashme.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit të Republikës së Kosovës.
- Njohuri të së drejtës bankare, tregtare, civile dhe përmbarimore.
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të interpretimit të legjislacionit.
- Aftësi të mira në hartimin e dokumenteve juridike
- Aftësi të zhvilluara komunikimi dhe negocimi.
- Aftësi për të menaxhuar prioritete dhe për të respektuar afatet.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
- Integritet dhe etikë të lartë profesionale
- Përgjegjshmëri dhe diskrecion në trajtimin e informacionit konfidencial.
- Orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
- Vëmendje ndaj detajeve.
- Iniciativë dhe proaktivitet.
- Orientim drejt rezultateve dhe përmirësimit të vazhdueshëm.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ofron mbështetje dhe këshillim ligjor për njësitë organizative të Bankës.
- Harton dhe rishikon kontrata, marrëveshje dhe dokumente juridike.
- Verifikon dokumentacionin ligjor lidhur me aktivitetet e Bankës.
- Përgatit parashtresa dhe korrespondencë me gjykata, përmbarues dhe institucione publike.
- Përfaqëson Bankën në procedura gjyqësore dhe administrative, sipas autorizimit
- Monitoron rastet ligjore dhe siguron ndjekjen e tyre në afat.
- Ofron opinione mbi ndryshimet ligjore dhe mbështet pajtueshmërinë e Bankës me legjislacionin në fuqi.
- Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit
Çfarë ofrojmë ne:
Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës : 13.07.2026