1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kolegji Dardania me seli në Prishtinë shpall:

K O N K U R S

PËR STAF AKADEMIK

Bazuar në Statutin e Kolegjit Dardania dhe Rregulloren për Procedurat Përzgjedhëse lidhur me Emërimin, Riemërimin dhe Avancimin e Personelit Akademik, Kolegji Dardania shpall konkurs për zgjedhje dhe rizgjedhje të stafit akademik në fushat si në vijim:

  1. Psikologji
  2. Punë Sociale
  3. Menaxhment dhe Biznes
  4. Shkenca Politike dhe Administrim Publik
  5. Gjuhë dhe Shkencat Filologjike
  6. Arkitekturë
  7. Arte dhe Dizajn
  8. Shkenca Kompjuterike

Forma e Angazhimit

Kandidatët mund të aplikojnë për:

  1. Staf akademik me orar të plotë
  2. Staf akademik me orar të pjesshëm
  3. Ligjërues
  4. Asistent
  5. Bashkëpunëtorë të jashtëm akademik

Kualifikimet e nevojshme

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduara studimet e Doktoratës në fushën përkatëse.
  • Të kenë të paktën një punim shkencor në fushën përkatëse të publikuar në revista kredibile, me përparësi në revista të indeksuara në Scopus/WoS.
  • Të kenë përvojë në mësimdhënie, kërkim shkencor ose përvojë profesionale relevante.
  • Për fushat profesionale dhe aplikative, mund të konsiderohen edhe kandidatët që kanë përfunduar studimet Master, dhe kanë përvojë të dëshmuar profesionale mbi 5 vite, portofolio relevante, certifikime profesionale ose kontribut të veçantë në fushën përkatëse.

Përparësi do të kenë kandidatët që dëshmojnë: 

  • Publikime shkencore në revista ndërkombëtare kredibile; 
  • Pjesëmarrje në projekte kërkimore, profesionale ose zhvillimore; 
  • Përvojë në hartimin dhe zhvillimin e programeve studimore; 
  • Përvojë të mëparshme në institucione të arsimit të lartë;
  • Përvojë në mentorimin e studentëve; 
  • Përvojë në bashkëpunim me industrinë, institucionet publike, dhe organizatat ndërkombëtare;
  • Aftësi në përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie; 
  • Gatishmëri për angazhim në aktivitete institucionale, akademike dhe kërkimore.

 

Dokumentet për Aplikim 

  • Aplikacionin e plotësuar dhe CV;
  • Kopjet e diplomave të noterizuara (Doktoraturë, Master dhe Bachelor);
  • Dëshmitë e nostrifikimit të diplomave (për të diplomuarit jashtë vendit) të noterizuara;
  • Dëshmi në lidhje me përvojën e punës akademike/profesionale;
  • Dëshmi të publikimeve relevante ose linqet e publikimeve;
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Çertifikatën se ndaj tij/saj nuk ndërmirret ndonjë procedurë hetuese;
  • Leja e qëndrimit dhe leja e punës (për kandidatët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës);
  • Dokumente tjera shtesë relevante (Certifikime, trajnime, mirënjohje, etj.).

Mënyra e Aplikimit

Dokumentacioni i kompletuar për aplikim duhet të dërgohet në formë elektronike në email adresen: jobs@kolegjidardania.com 

Formën e aplikimit e gjeni në këtë link: https://kolegjidardania.com/al/mundesite-per-pune/ 

Kandidatët duhet të specifikojnë në aplikacion fushën/pozitën për të cilën aplikojnë dhe formën e angazhimit për të cilen janë të interesuar. 

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet