Shpallje Konkursi
Delta Security, kompani profesionale e sigurisë në Republikën e Kosovës që nga viti 2006, ofron mundësi të shkëlqyer punësimi me kushte të mira dhe pagë konkurruese në treg.
Me qëllim të zgjerimit të ekipit tonë, shpallim konkurs pune për pozitën:
Pozita: Menaxher i Dhomës së Monitorimit
Vendi i punës: Prishtinë
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:
- Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e stafit (operatorëve) të Dhomës së Monitorimit;
- Monitorimi i vazhdueshëm i sistemeve të sigurisë, përfshirë sistemet alarmuese dhe ato të video-vëzhgimit;
- Koordinimi dhe reagimi i shpejtë në bashkëpunim me ekipet e terrenit në rast të alarmeve apo emergjencave;
- Hartimi i raporteve periodike të monitorimit dhe incidenteve për menaxhmentin e kompanisë;
- Sigurimi i mbarëvajtjes së punës dhe respektimit të procedurave të sigurisë brenda qendrës.
Kualifikimet dhe kërkesat e kërkuara:
- Të ketë diplomë universitare;
- Preferohet të ketë përvojë pune të paktën trevjeçare në fushë të ngjashme;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe menaxhuese;
- I aftë për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me kolegët dhe stafin;
- Aftësi për të menaxhuar shumë detyra në të njëjtën kohë;
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook, PowerPoint).
Kushtet e ofruara:
- Punësim i menjëhershëm me kontratë afatgjatë;
- Pagë konkurruese në treg;
- Kushte të mira pune;
- Mundësi avancimi në karrierë brenda kompanisë.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në dy mënyra:
- Përmes emailit: Dërgoni CV-në tuaj në adresën: apliko@deltasecurity.biz
- Fizikisht: Në zyrën qendrore të Delta Security Sh.p.k.
- Adresa: Rr. Enver Maloku nr. 108/1, Bregu i Diellit (ngjitur me objektin e furrës "Qerimi 1"), kati 4, Prishtinë.
ose përmes butonit të mëposhtëm
Informatat shtesë:
- Numri i telefonit: +383 45 693 683
- Orari për informata: Çdo ditë pune, nga ora 09:00 deri në ora 17:00.
- Afati i aplikimit: Deri më 03.08.2026
