Shkolla jopublike "Mileniumi i Tretë"
Rr. “Sokol Sopi”, Nr.107, Matiçan,
Prishtinë 10 000
Në bazë të nenit 17, Pika 4.3, të Statutit të Shkollës "Mileniumi i Tretë", drejtoresha e Shkollës shpall
KONKURS
për plotësimin e tetë vendeve të lira të punës
- një (1) arsimtar/e për gjuhë shqipe me 50% të orarit të punës,
- një (1) arsimtar/e për gjeografi me 95% të orarit të punës,
- një (1) arsimtar/e për matematikë me 50% të orarit të punës,
- një (1) arsimtar/e zëvendësim për matematikë me orar të plotë të punës,
- një (1) arsimtar/e për fizikë me 50% të orarit të punës,
- një (1) arsimtar/e zëvendësim për TIK me 75% të orarit të punës,
- një (1) psikolog/e për ciklin e ulët me 70% të orarit të punës,
- një (1) mësimdhënës/e mbështetës/e me orar të plotë të punës,
Shënim:
Pozita 1-6: Të gjithë kandidatët/et duhet të kenë përgatitje të lartë profesionale në fushën e studimeve përkatëse, dhe të kenë së paku një vit përvojë pune në fushën e edukimit.
Pozita 7: Kandidatët/et duhet të kenë përgatitje të lartë profesionale në fushën e psikologjisë, dhe të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në fushën e vet profesionale.
Pozita 8: Kandidatët duhet të kenë përgatitje të lartë profesionale në fushën e pedagogjisë, dhe të kenë së paku një vit përvojë pune në fushën e arsimit gjithëpërfshirës.
Procedura e aplikimit:
Ju lutem plotësoni formularin e mëposhtëm online për aplikim, përmes uebfaqes http://mileniumi3.net/konkurse, më së voni deri më 15 korrik 2026, në orën 15.00.
Pas këtij afati, kjo formë e aplikimit do te mbyllet.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë. Me rastin e ardhjes në intervistë, kandidatët e ftuar duhet të sjellin dokumentacionin relevant që dëshmon kualifikimet e tyre.