1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Agjent i Shitjes - Telkos  (2 pozita)

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Prezanton, promovon dhe shet shërbimet e kompanisë përmes komunikimit profesional dhe argumenteve të strukturuara, duke u fokusuar te klientët potencialë dhe ekzistues.
  2. Identifikon, kontakton dhe zhvillon klientë të rinj (biznese dhe individë) përmes aktiviteteve të vazhdueshme në terren.
  3. Ndërton, zhvillon dhe mirëmban marrëdhënie afatgjata me klientët.
  4. Raporton te menaxhmenti lidhur me nevojat e klientëve, problematikat, trendet e tregut dhe mundësitë për zhvillimin e produkteve apo shërbimeve të reja.
  5. Bashkëpunon ngushtë me departamentet përkatëse për të siguruar zbatimin efektiv të strategjive të kompanisë.
  6. Menaxhon ankesat dhe kërkesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase, me qëllim rritjen e kënaqësisë së tyre.
  7. Kryen detyra të tjera që lidhen me pozitën, në përputhje me aftësitë profesionale dhe nevojat operative të kompanisë.

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Diplomë e shkollës së mesme.
  • Përvojë në shitje, marketing ose në punë me klientë, përbën përparësi.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, prezantuese dhe negocimi.
  • Aftësi të mira organizative, përgjegjësi dhe profesionalizëm në punë.
  • Njohuri bazike në përdorimin e teknologjisë.
  • Gatishmëri për punë në terren.
  • Leje e vlefshme e vozitjes, kategoria B, obligative.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në hr@telkos.net

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet