UI/UX Designer
Gjilan, Kosovë · On-site · Full-time · Experienced · Afati i aplikimit: 12 korrik 2025
Ne nuk po kërkojmë dikë që di t'i vizatojë butonat. Po kërkojmë dikë që e kupton pse butoni duhet të jetë pikërisht aty — dhe jo dy piksela më majtas.
Çdo produkt që njerëzit e përdorin çdo ditë, dikur ka qenë vetëm një kornizë bosh në Figma. Puna jonë është ta mbushim atë kornizë me kuptim.
Roli
Si UI/UX Designer në MONUNI, do të jesh ura mes nevojës së përdoruesit dhe zgjidhjes teknike. Dizajnon ndërfaqe për ueb-faqe, platforma e-commerce dhe softuerë pune — sisteme HR, financë dhe produkte të tjera që përdoren çdo ditë.
Çfarë do të bësh konkretisht:
- Hulumton përdoruesit dhe i përkthen nevojat e tyre në rrjedha pune të qarta.
- Ndërton wireframe, prototipe dhe ndërfaqe finale, të gatshme për zhvillim.
- Krijon dhe mirëmban design systems që ruajnë konsistencën nëpër produkte.
- Punon ngushtë me zhvilluesit, që ajo çka dizajnohet edhe të ndërtohet siç duhet.
- Teston, iteron dhe e përmirëson përvojën në mënyrë të vazhdueshme.
Ti je personi i duhur nëse:
- Ke përvojë të dëshmuar në UI/UX — di ta mbrosh çdo vendim që merr.
- Mendon në sisteme, jo vetëm në ekrane të veçuara.
- E kupton dallimin mes "duket bukur" dhe "funksionon bukur".
- Komunikon qartë dhe bashkëpunon me Frontend Developers, Team Lead dhe pjesën tjetër të ekipit zhvillues.
- Je i/e rehatshëm me produkte komplekse — dashboard-e, platforma me shumë të dhëna, flows të gjata — ose gati t'i mësosh shpejt.
Stack-u teknik
Mjeti ynë kryesor është Figma.
Vlerësohet gjithashtu njohuria me:
- Design systems dhe menaxhim komponentësh në shkallë të gjerë.
- Parimet e accessibility (WCAG) dhe dizajn responsiv.
- Bashkëpunim me ekipe zhvillimi (kuptim bazik i HTML/CSS është plus, jo kusht).
- Mjete ndihmëse për prototyping dhe handoff (p.sh. Figma Dev Mode, FigJam).
Çfarë ofrojmë
- Pagë konkurruese sipas përvojës dhe mundësi reale për rritje profesionale.
- Pushime vjetore dhe pushime shtesë me marrëveshje.
- Trajnime dhe mbështetje për zhvillim profesional
- Projekte reale me ndikim real — produkte që përdoren, jo dizajne që mbesin në sirtar.
- Një ekip që dizajnin e merr seriozisht dhe nuk të sheh thjesht si "ai/ajo që i bën gjërat të duken bukur".
- Hapësirë për ta ndërtuar dhe përmirësuar procesin tonë të dizajnit nga themeli.
Procesi i aplikimit
- CV + Portfolio — na trego kush je dhe çfarë ke ndërtuar.
- Intervistë teknike — flasim për mënyrën si mendon dhe punon.
- Vendim final — kthehemi me një përgjigje të qartë.
Të interesuarit mund të aplikojnë në email adresën: hr@monuni.com
Afati i fundit për aplikim: 12 korrik 2025.