1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Motion Designer
Gjilan, Kosovë · On-site · Full-time · Experienced · Afati i aplikimit: 12 korrik 2025

Si Motion Designer në MONUNI, do t'i japësh lëvizje dhe ritëm produkteve tona — nga mikro-interaksionet brenda një ndërfaqeje, te video që e tregojnë produktin para se njeriu ta provojë. Do të punosh nëpër ueb-faqe, platforma e-commerce dhe softuerë pune — sisteme HR, financë dhe produkte të tjera që përdoren çdo ditë.

Çfarë do të bësh konkretisht:

  • Krijon mikro-interaksione dhe tranzicione që e bëjnë produktin të ndihet i gjallë dhe i kuptueshëm.
  • Animon ndërfaqe dhe prototipe që u komunikojnë zhvilluesve saktësisht si duhet të sillet çdo element.
  • Prodhon asete të animuara për ueb dhe aplikacione (p.sh. Lottie) — të lehta dhe performante.
  • Ndërton video promovuese, eksplikative dhe përmbajtje për rrjete sociale për produktet tona.
  • Përcakton dhe mban një gjuhë konsistente brenda design system tonë.

Ti je personi i duhur nëse:

  • Ke një showreel/portfolio që tregon kontroll mbi timing, easing dhe rrëfim vizual — jo thjesht efekte.
  • E kupton se motion-i ka qëllim: udhëzon vëmendjen, jep feedback, shpjegon — nuk është dekorim.
  • Mendon edhe si dizajner edhe si zhvillues — di çfarë është realisht e ndërtueshme dhe performon.
  • Komunikon qartë dhe bashkëpunon me UI/UX Designers, Frontend Developers dhe Team Lead.
  • Je i/e rehatshëm të lëvizësh mes UI motion, motion brandi dhe video — ose gati ta zgjerosh gamën shpejt.

Stack-u teknik
Mjetet i zgjedh ti — nuk kërkojmë një softuer të caktuar. Na intereson rezultati: animacione të pastra dhe që funksionojnë brenda produktit.
Pavarësisht se me çfarë punon, ka rëndësi që:

  • Animacionet të jenë të lehta dhe të optimizuara për ueb e aplikacione — të ngarkohen shpejt dhe të rrjedhin pastër.
  • Ta kuptosh si kalon motion-i nga dizajni te zhvillimi, që ajo çka krijon edhe të ndërtohet realisht.
  • Të dish të bashkëpunosh me ekipin e dizajnit, që punon në Figma. 
  • After Effects, Rive, Lottie apo çfarëdo tjetër — zgjedhja është jotja.


Çfarë ofrojmë

  • Pagë konkurruese sipas përvojës dhe mundësi reale për rritje profesionale.
  • Pushime vjetore dhe pushime shtesë me marrëveshje.
  • Trajnime dhe mbështetje për zhvillim profesional.
  • Projekte reale me ndikim real.
  • Një ekip që dizajnin e merr seriozisht dhe nuk të sheh thjesht si "ai/ajo që i bën gjërat të duken bukur".
  • Hapësirë për ta ndërtuar gjuhën tonë të motion-it nga zeroja — ti e vendos themelin.


Procesi i aplikimit

  1. CV + Showreel/Portfolio — na trego kush je dhe çfarë ke vënë në lëvizje.
  2. Intervistë teknike — flasim për mënyrën si mendon dhe punon.
  3. Vendim final — kthehemi me një përgjigje të qartë.

Të interesuarit mund të aplikojnë në email adresën: hr@monuni.com

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet