1
PREMIUM PLUS

Zyrtar/e për Kontroll Cilësie (Quality Control)

Ruaj
Delta Security SHPK
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Përshkrimi i Vendit të Punës: Zyrtar/e për Kontroll Cilësie (Quality Control)

Kompania: Delta Security
Departamenti: Operations/QC

Përshkrim i Pozitës:
Delta Security është duke kërkuar një Zyrtar/e për Kontroll Cilësie, i/e cili/cila do të jetë përgjegjës/e për mbikëqyrjen e cilësisë së shërbimeve të sigurisë në terren, trajtimin e komunikimit me klientë dhe staf, si dhe mbajtjen e evidencave të rregullta operative.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Monitorimi i vazhdueshëm i standardeve të cilësisë së kompanisë dhe kontrolli i shërbimit direkt në lokacionet e klientëve
  • Trajtimi i kërkesave dhe ankesave të klientëve, duke siguruar përgjigje të shpejtë dhe profesionale
  • Trajtimi i kërkesave të stafit lidhur me çështje operative
  • Mbajtja e evidencave ditore për aktivitetet e shërbimit
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve ditore tek menaxhmenti
  • Realizimi i telefonatave të rregullta me klientët për të verifikuar punën e kryer nga ekipet në terren
  • Identifikimi i problemeve operative dhe raportimi i tyre te menaxhmenti përkatës
  • Koordinim me departamentet e tjera për zgjidhjen e çështjeve të ngritura

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Përvojë paraprake në shërbim ndaj klientit ose kontroll cilësie (përparësi)
  • Aftësi të mira komunikimi (gojore dhe me shkrim)
  • Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Njohuri bazë të kompjuterit (Excel, email, Albtrix)
  • Gatishmëri për punë nën presion dhe afate kohore

Çka Ofrojmë:

  • Mjedis pune profesional
  • Mundësi për zhvillim brenda kompanisë
  • Paga konkurruese ne treg

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet