1
PREMIUM PLUS

Operator/e në Dhomën e Monitorimit dhe Kamerave

Ruaj
Delta Security SHPK
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Delta Security SH.P.K., kompani profesionale e sigurisë në Republikën e Kosovës që nga viti 2006, shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës:

Pozita: Operator/e në Dhomën e Monitorimit dhe Kamerave

Numri i pozitave: 2

Vendi i punës: Prishtinë

Përmbledhja e pozicionit: Monitorimi i sistemeve të sigurisë në Qendrën e Monitorimit, duke përfshirë mbikëqyrjen e vazhdueshme të sistemeve alarmuese dhe atyre të video-vëzhgimit (CCTV).

Kërkesat dhe kualifikimet për kandidatët:

  • Të kenë të përfunduar shkollën e mesme (shkollimi i lartë përbën përparësi);
  • Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit;
  • Preferohet përvojë pune së paku njëvjeçare në fushën e kërkuar;
  • Të mos jenë të dënuar apo nën hetime penale;

Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes profesionale ndaj punës.

Kushtet e ofruara:

  • Punësim i menjëhershëm me kontratë afatgjatë;
  • Pagë konkurruese në treg;
  • Kushte të mira pune dhe ambient profesional;
  • Mundësi avancimi në karrierë brenda kompanisë.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në dy mënyra:

Përmes email-it: Dërgoni biografinë tuaj (CV) në adresën: apliko@deltasecurity.biz

Fizikisht: Dorëzoni dokumentet në zyrën qendrore të Delta Security SH.P.K.

Adresa: Rruga "Enver Maloku", nr. 108/1, Bregu i Diellit (ngjitur me objektin e furrës "Qerimi 1"), kati 4, Prishtinë.

Për informata shtesë: +383 45 713 950

Afati i aplikimit: Deri më 25.07.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet