KONKURS
Kompania OCM International L.L.C me seli në Prishtinë, hap konkurs për plotësimin e pozitës:
“Sigurim Fizik” (2 pozita)
Lokacioni: Podujevë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Monitoron rendin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit të veturave në qëndër, sipas shenjëzimit vertikal dhe horizontal.
- Përkujdeset për parkimin e veturave të vizitorëve sipas shenjëzimit të parkingjeve apo sipas nevojave të qendrës.
- Vëzhgon vizitorët me vigjilencë dhe ndërhyn në rastet kur mund të ketë qëllime dashakeqe nga persona të pa pergjegjshëm.
- Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse shtetërore të sigurisë publike, si policia, zjarrëfikësit dhe ngjashëm.
- Në koordinim me mbikqyrësin direkt dhe zyrën e menaxhimit të qendrës, angazhohet në detyra specifike të sigurisë në qendër.
- Largon dhe adreson me institucionet perkatëse, personat që mund të shqetësojnë vizitorët e qendrës apo që prishin rendin dhe rregullin shoqëror.
- Raporton çdo akt të sjelljes së keqe në hapësirat e qendrës tregtare, tek mbikqyrësi direkt apo organet kompetente të rendit.
- Kordinon veprimet me kolegët e njësisë së tij, bazuar në kërkesat e mbikqyrësit dhe nevojat e qendrës.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Përvojë e mëparshme në sigurim fizik.
- Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje e qetë nën presion.
- Njohuri në procedura të sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave.
Si të aplikoni:
Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre përmes emailit në hr@oxa-group.com, me titull në subjekt: “Sigurim Fizik”
Afati i fundit për aplikim është data 17.07.2026