KONKURS PUNE – DEPARTAMENTI I MARKETINGUT
Pozita
Marketing Generalist
Konkursi është i hapur nga data 24 Qershor deri më 1 Korrik.
Kompania jonë është në kërkim të një personi kreativ, ambicioz dhe të orientuar drejt rezultateve për t’iu bashkuar ekipit tonë në pozitën Marketing Generalist
Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për planifikimin, zhvillimin dhe implementimin e aktiviteteve të marketingut tradicional dhe digjital, me qëllim forcimin e brendit dhe rritjen e prezencës së kompanisë në treg.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi, Menaxhim Biznesi, Komunikim ose fusha të ngjashme
- Përvojë pune në marketing (1–3 vite përparësi)
- Njohuri në marketing digjital dhe menaxhim të rrjeteve sociale
- Njohuri në copywriting dhe krijim përmbajtjeje
- Njohuri në dizajn grafik (Canva, Adobe Photoshop, Illustrator ose programe të ngjashme)
- Njohuri në menaxhimin e webfaqeve dhe platformave E-commerce
- Njohuri të avancuara në përdorimin e platformave dhe mjeteve të Inteligjencës Artificiale (AI)
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
- Njohuri të mira në Microsoft Office
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Marketing Strategjik
- Hartimi dhe zbatimi i strategjive dhe planeve afatshkurtra dhe afatgjata të marketingut
- Analiza e tregut, klientëve dhe konkurrencës për optimizim të strategjisë së kompanisë
- Monitorimi dhe rritja e performancës së brendit në treg (Brand Awareness & Engagement)
- Identifikimi i mundësive të reja për rritje të biznesit dhe zgjerim të tregut
Marketing Digjital & Social Media
- Menaxhimi i plotë i rrjeteve sociale të kompanisë (Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn)
- Krijimi i kalendarit të përmbajtjes (Content Planning) dhe publikimi i rregullt i materialeve
- Krijimi i postimeve, videove, Reels, reklamave dhe përmbajtjeve kreative
- Menaxhimi i kampanjave të marketingut digjital dhe tradicional
- Menaxhimi dhe përditësimi i webfaqes së kompanisë
- Optimizimi i përmbajtjes për SEO dhe përmirësimi i prezencës online
- Menaxhimi i platformës E-commerce dhe optimizimi i shitjeve online
Dizajn & Materiale Promovuese
- Përgatitja e katalogëve, broshurave dhe materialeve promocionale sipas departamenteve
- Krijimi i materialeve grafike për rrjete sociale, webfaqe dhe kampanja promovuese
- Shkrimi profesional i teksteve marketing (copywriting për reklama, web dhe social media)
Marketing i Jashtëm & i Brendshëm
- Menaxhimi i marketingut të jashtëm (billborde, sponzorizime, brendim i flotës së veturave, uniforma dhe materiale promocionale)
- Organizimi i eventeve, hapjeve zyrtare dhe aktiviteteve promovuese të kompanisë
- Menaxhimi i marketingut të brendshëm (showroom marketing) për komunikim efektiv me klientët
- Menaxhimi i materialeve informuese, broshurave dhe brandingut të showroom-it
Analizë & Raportim
- Analizimi i performancës së fushatave dhe raportimi i rezultateve (KPI & Analytics)
- Përgatitja e raporteve mujore dhe vjetore të marketingut
- Matja e efektivitetit të investimeve marketing dhe propozimi i përmirësimeve
Aktiviteti Kryesor – Marketing Digjital & AI
- Përdorimi profesional i platformave digjitale dhe mjeteve të Inteligjencës Artificiale (AI)
- Gjenerimi i ideve kreative, teksteve, dizajneve dhe videove me ndihmën e AI Tools
- Analiza e të dhënave të marketingut përmes mjeteve digjitale dhe AI
- Automatizimi i proceseve të marketingut dhe optimizimi i fushatave
- Zbatimi i strategjive moderne të marketingut të bazuara në teknologji dhe inovacion
Aktivitete Strategjike
- Zhvillimi i identitetit të brendit (Brand Identity) dhe pozicionimit në treg
- Ndërtimi i strategjive për rritje të shitjeve dhe konvertimit online
- Bashkëpunimi me departamentin e shitjes për integrim të aktiviteteve Marketing–Shitje
- Krijimi i ideve inovative për fushata virale dhe marketing kreativ
- Menaxhimi i partneriteteve dhe bashkëpunimeve promocionale
Aftësi të kërkuara personale
- Kreativitet dhe inovacion
- Aftësi të forta komunikimi dhe prezantimi
- Organizim dhe përgjegjësi e lartë
- Punë në ekip dhe vetë-iniciativë
- Aftësi për punë nën presion dhe respektim të afateve
- Mendim analitik dhe orientim drejt rezultateve
Paga dhe Benefitet
- Pagë bazë: 800 €
- + Bonus në bazë të shitjeve të realizuara në platformën E-commerce
- Mundësi rritjeje page sipas performancës dhe rezultateve
- Incentiva mujore dhe vjetore
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë
- Përfshirje direkte në projektet strategjike të kompanisë
Dokumentet dhe Testi Praktik
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- CV të përditësuar
- Portfolio pune (opsionale)
Testi Praktik
- Krijoni një video promocionale (Reel 60 sekonda) për një produkt p.sh Autolarje
- Përgatitni një broshurë ose postim promocional për një produkt p.sh Autolarje
- Shkruani një postim marketing dhe një slogan promovues
- Propozoni 3 ide konkrete për rritjen e shitjeve online
Aplikimi
Të gjitha aplikimet duhet të dërgohen në:
info@babija.com
Konkursi është i hapur nga data 24 Qershor deri më 1 Korrik.
Vetëm kandidatët potencialë që përmbushin kriteret dhe kalojnë vlerësimin fillestar do të ftohen në intervistë.