Pozitë e lirë pune – Zyrtar/e për Shërbim ndaj Klientit (100%)
Lokacioni: Prishtinë
Fillimi i punës: Menjëherë
Për shkak të zgjerimit të ekipit tonë në zyrën e re në Prishtinë, Phenix Tech L.L.C. kërkon të punësojë një Zyrtar/e për Shërbim ndaj Klientit (100%).
Nuk bëhet fjalë për shitje (No Sales).
Detyrat kryesore:
- Komunikimi dhe përkujdesja ndaj klientëve përmes telefonit.
- Korrespondencë telefonike me klientë në gjuhën gjermane dhe franceze.
- Koordinimi i ekipeve dhe organizimi i detyrave.
- Kryerja e detyrave administrative dhe mbështetëse në zyrë.
Kualifikimet që kërkojmë:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane dhe franceze (minimum niveli B2), si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
- Punë e pavarur dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave.
- Besueshmëri, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip.
- Njohuri bazë të programeve kompjuterike (MS Office) janë përparësi.
Ne ofrojmë:
- Pagë fikse rreth 1,500 € neto.
- Ambient pune modern dhe miqësor.
- Detyra interesante dhe të larmishme.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.
- Kontratë të rregullt pune dhe stabilitet afatgjatë.
Aplikimi
Nëse mendoni se jeni personi i duhur për këtë pozitë, na dërgoni CV-në tuaj.
Phenix Tech L.L.C.
Prishtinë 10000
Kontakti: Rilind Morina
+383 48 240 222
info@phenix-ks.com
