1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

exCoins.me, kompania lider për këmbimin e kripto-aseteve në Kosovë, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe forcimit të strukturave të brendshme operative, shpall konkurs për pozitën:

  • Zyrtar/e për Mbështetje të Klientëve – 2 pozita

Vendi i punës:Prishtinë.

Orari i punës: Orar i plotë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Pranimi dhe menaxhimi i kërkesave nga klientët;
  • Ofrimi i mbështetjes për klientët lidhur me transaksionet dhe shërbimet e kompanisë;
  • Asistimi i klientëve në përdorimin e ATM-ve përmes telefonatave dhe ofrimi i udhëzimeve për zgjidhjen e problemeve bazë;
  • Menaxhimi dhe trajtimi në kohë i telefonatave, e-maileve dhe mesazheve të klientëve;
  • Menaxhimi i komunikimit me klientët përmes rrjeteve sociale dhe kanaleve të tjera të komunikimit;
  • Evidentimi dhe dokumentimi i kërkesave, ankesave dhe ndërveprimeve me klientët në sistem;
  • Bashkëpunimi me ekipet përkatëse për zgjidhjen efikase të rasteve të klientëve;
  • Ofrimi i një shërbimi profesional, cilësor dhe të orientuar ndaj klientit;
  • Sigurimi i zbatimit të politikave të kompanisë dhe procedurave të brendshme gjatë ofrimit të shërbimit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e arsimit të mesëm ose universitare;
  • Përvojë në shërbim ndaj klientit, Call Center ose Customer Support përbën përparësi;
  • Njohuri për Blockchain dhe Crypto Asete – përparësi;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe orientim ndaj klientit;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar njëkohësisht disa kërkesa;
  • Njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit (Microsoft Office);
  • Njohuri të gjuhës angleze;

Ne ofrojmë:

  • Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues;
  • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë;
  • Paketë përfitimesh sipas politikave të kompanisë;
  • Mundësinë për të qenë pjesë e kompanisë lider në industrinë e kripto-aseteve në Kosovë.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në hr@excoins.me, deri me datë 12.07.2026.

Aplikimet trajtohen në konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet