Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore/ Jedinica za Single Resource Manager Bazuar në nenin 77,78,79,80,81 dhe nenin 82 të Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtaret Publikë, nenin 8 të Ligjit nr.03/L-212 të Punës, Udhëzimit Administrativ MASHT nr.34/2024 për Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik-Psikologjik në Shkolla, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, nr. 05/2015 e Normativit për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, neni 6,7 dhe 12 i Udhëzimit Administrativ të MASHTI, nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit tëPërgjithshëm, nenit 8, nenit 9, nenit 10 dhe nenit 20 të Rregullores (QRK) 19/2024 për Procedurat e Përzgjedhjes dhe Emërimit të Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve, Mësimdhënësve, Bashkpunëtorëve Profesional, Asistentëve, Instruktuorëve dhe Sekretarëve në Institucione Publike Edukativo-Arsimore dhe Aftësuese (IEAA) të Arsimit Parauniversitar, NJMBNJ shpallë:
KONKURS
(I jashtëm)
Për plotësimin e vendeve të lira të punës në institucionet arsimore
Numri i references: RN000
Institucioni: Komuna e Drenasit/Gllogocit
Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Koficienti/paga: E18_6.7, E22_6 (1 koeficient është rritur me vendim të qeverisë, koeficienti sipas ligjit nr. 08/l-196 për pagat në sektorin publik është 5.7 dhe 5).
Data e njoftimit: 15.06.2026
Afati i aplikimit: 16.06.2026 deri 15.07.2026 Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar
Periudha provuese: 6 muaj
1. SHFMU” Gani Sylaj ” në Poklek të Ri dhe SHFMU’ Fazli Greiçevci’ në Vasilevë
- Një asistent/e për fëmijë / nxënës me nevoja të veçanta, më kohë të pacaktuar.2. SHFMU” Rasim Kiçina ” në Drenas
- Një asistent/e për fëmijë / nxënës me nevoja të veçanta, më kohë të pacaktuar.3. SHFMU” Luigj Gurakuqi” në Sankoc
- Një asistent/e për fëmijë / nxënës me nevoja të veçanta, më kohë të pacaktuar.4. SHFMU ‘ Xhevë Lladrovci’ Gllanasellë dhe SFMU ‘Dëshmorët e Drenicës’ Çikatovë e Vjetër
- Një asistent/e për fëmijë / nxënës me nevoja të veçanta, më kohë të pacaktuar.5. SHFMU” Rasim Kiçina ” në Drenas
- Një Psikolog shkollor, më kohë të pacaktuar.6. SHFMU” Abedin Bujupi” në Arllat dhe SHFMU ‘Hasan Prishtina’ në Llapushnik
- Një Psikolog shkollor, më kohë të pacaktuarDetyrat dhe përgjegjësitë: Asistent për fëmijë/ nxënës me nevoja të veçanta
Detyrat dhe përgjegjësitë: Psikologut fillor
1.Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs
1.1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
1.2. Të ketë̈zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi;
1.3. Të zotërojë̈të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 1.4. Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
1.5. Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;
1.6. Të mos ketë̈në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë̈në institucion publik;
1.7. Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
3.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës;
3.2. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
3.3. Vërtetimin e përvojës së punës në mësimdhënie, nëse aplikuesi ka përvojë pune;
3.4. Licencën e mësimdhënësit/es, sipas procedurave për lëshimin e licencës për mësimdhënës/e, nëse një gjë e tillë nuk është shfuqizuar përmes një akti nënligjor të MASHTI për
rregullimin e provimit shtetëror të mësimdhënësit;
3.4.1. Përjashtimisht për kandidatët që konkurrojnë për pozitën e mësimdhënësit/es fillestar/e, nuk kërkohet përmbushja e kriterit të parashikuar në paragrafin 3.4.
3.4. 3.5. Dëshminë për përfundimin e suksesshëm të provimit shtetëror për mësimdhënës/e sipas legjislacionit përkatës për profesionet e rregulluara, nëse një provim i tillë është bërë i detyrueshëm për të ushtruar profesionin e mësimdhënësit/ses përmes një akti tjetër nënligjor të MASHTI;
3.6. Dëshminë se nuk është i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje.
3.7. Kandidatët që kanë përvojë pune dorëzojnë edhe portfolio profesionale me përmbledhjen e punës së tyre.
Kualifikimi, përvoja, aftësit dhe shkathtësit tjera:
Sqarim: Nëse asnjë nga kandidatët nuk ka kualifikim adekuat, për të aplikuar në pozitat e vendeve të punës për psikolog dhe asistent/e për fëmijë/ nxënës me nevoja të veçanta, do tëveprohet sipas nenit 12 të Udhëzimit Administrativ të MASHTI, nr. 05/2021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, i cili thotë : në mungesë të kandidatëve tëkualifikuar të nivelit master arsimor, sistemi katërvjeçar dhe baçelor katërvjeçar, mund tëpranohen niveli baçelor trevjeçar për një vit shkollor, ku të punësuarit sipas këtij neni, pas përfundimit të kontratës 1 vjeçare, i shpallet konkursi sipas legjislacionit në fuqi.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
Procedurat e konkurimit:
Konkurimi është i hapur për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës pa dallim, të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit, dispozitat e Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtaret Publikë, Rregullores (QRK) nr.19/2024 për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvendsdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkpunëtorëve profesional, asistentëve, instruktuorëve dhe Sekretarëve në institucioneve publike edukativo-arsimore dhe aftësuese (IEAA) të arsimit parauniversitar Udhëzimit Administrativ të MASHTI, nr. 05/2021 si dhe dispozitat e tjera ligjore në fuqi.
Njoftim: Kandidatët të cilët i kalojnë fazën e testimit me shkrim dhe intervistës, dhe marrin pikëtë mjaftueshme për të kaluar fazën kualifikuese dhe nuk pranohen në punë, do të jenë pjesë e Listës së kandidatëve fitues (listës pritëse), të cilët do të angazhohen në sipas nevojave tëparaqitura gjatë vitit akademik shkollor, ashtu si është paraparë me rregulloren (QRK) nr.19/2024 për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëvedhe zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkpuntorëve professional, asistentëve, instruktorëve dhe sekretarëve nëinstitucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësuese (IEAA) të arsimit parauniversitar.
Informata të përgjithshme:
Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën për Shërbim me Qytetarë, nga ora 08:16 çdo ditë pune, në sportelet 10,11,12 në Komunën e Drenasit, aplikacionet mund të shkarkohen edhe nga web-faqja https://konkursi.rks-gov.net/ .
Nëse kandidatët aplikojnë në dy e më tepër vende të punës, kandidatët duhet të dorëzojnëaplikacione të veçanta për secilin vend të punës.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do tëshqyrtohen.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen përmes (e-mail) ose në mungesëtë një konfirmimi përmes email nga kandidati, ata do të njoftohen me telefon dhe janë të detyruar të sjellin me vete dokumentet origjinale të kualifikimit që i kanë kryer.
Në rast të mos dorëzimit të dokumentacionit origjinal, kandidatët do të përjashtohen nga procedura e rekrutimit.
Konkursi dhe rezultatet do te publikohen në faqen zyrtare të Komunës së Drenasit https://kk.rks- gov.net/gllogoc/.