KONKURS PUNE
GORENJE DEPARTMENT STORE – Prishtinë, Veternik
- Pozita: Zyrtar/e për Burime Njerëzore (HR Officer)
Në kuadër të zgjerimit të ekipit tonë, jemi në kërkim të një profesionisti/eje të motivuar dhe të organizuar për pozitën Zyrtar/e për Burime Njerëzore, i/e cili/a do të kontribuojë në menaxhimin efikas të proceseve të Burimeve Njerëzore dhe administrimit të stafit.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Menaxhimi dhe administrimi i kontratave të punës, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin në fuqi;
- Koordinimi i proceseve të rekrutimit, përzgjedhjes dhe integrimit (onboarding) të punonjësve të rinj;
- Menaxhimi i evidencës së pushimeve, mungesave dhe orarit të punës;
- Përditësimi dhe mirëmbajtja e databazës së punonjësve në sistemet HR;
- Përgatitja e raporteve mujore dhe statistikave të stafit;
- Regjistrimi, aktivizimi dhe pasivizimi i punonjësve në sistem;
- Koordinimi dhe përgatitja e dokumentacionit për procesin e pagave;
- Mbështetja e menaxhmentit në çështje që lidhen me burimet njerëzore dhe administratën e personelit.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Minimum 3 vite përvojë pune në fushën e Burimeve Njerëzore;
- Diplomë universitare në Juridik, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
- Njohuri të mira të legjislacionit të punës dhe procedurave administrative;
- Aftësi të shkëlqyera organizative komunikuese dhe menaxhuese të dokumentacionit;
- Njohuri të avancuara në MS Office (Excel, Word, Outlook);
- Përvojë me sisteme HR dhe payroll konsiderohet avantazh;
- Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në emailin: punesim@gntc-ks.com
Për më shumë informacione kontaktoni në këtë numrër të telefonit: 049 777 752
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
