KONKURS PUNE – ARKITEKT/E & MENAXHER/E I/E ZYRËS NË PRIZREN
TenTen Arch është në kërkim të një Arkitekti/e profesional/e, me të përfunduar nivelin Master në Arkitekturë, i/e cili/a përveç punës në projekte arkitekturore dhe interieri, do të ketë përgjegjësi edhe për menaxhimin e zyrës në Prizren.
Pozita: Arkitekt/e & Menaxher/e i/e Zyrës
Lokacioni: Prizren
Përgjegjësitë kryesore:
- Hartimi dhe zhvillimi i projekteve arkitekturore dhe të interierit;
- Përgatitja e vizatimeve teknike, planeve, detajeve dhe prezantimeve për klientë;
- Menaxhimi i ekipit dhe koordinimi i punëve brenda zyrës;
- Komunikimi me klientë, investitorë, kontraktorë dhe bashkëpunëtorë;
- Organizimi i takimeve, ndarja e detyrave dhe përcjellja e afateve të projekteve;
- Kontrollimi i cilësisë së projekteve para dorëzimit;
- Raportimi i rregullt për ecurinë e punës dhe zhvillimin e zyrës;
- Përfaqësimi profesional i kompanisë në takime dhe projekte.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Master në Arkitekturë;
- Përvojë pune në arkitekturë dhe/ose interier;
- Njohuri të mira në programe si: ArchiCAD, AutoCAD, SketchUp, 3ds Max, Lumion, Corona ose V-Ray;
- Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale;
- Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për të punuar me afate;
- Komunikim profesional me klientë dhe ekip;
- Kreativitet, iniciativë dhe qasje serioze ndaj punës.
Çka ofrojmë:
- Ambient profesional dhe modern pune;
- Mundësi rritjeje brenda kompanisë;
- Përfshirje në projekte serioze arkitekturore dhe interieri;
- Pozitë me përgjegjësi dhe ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e zyrës;
- Pagë konkurruese, varësisht nga përvoja dhe aftësitë.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë:
- CV;
- Portfolio të punimeve;
- Një përshkrim të shkurtër për përvojën profesionale dhe aftësitë menaxheriale.
Email për aplikim: info@tenten.wtf
Subjekti: Aplikim për Arkitekt/e & Menaxher/e Zyre – Prizren
Afati i aplikimit: 01.07.2026