1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Agjent i shërbimit të klientëve

Projekti: Inbound
Gjuha e kërkuar: Holandeze
Orari: I plotë
Punë nga shtëpia

Teleperformance është kompania më e madhe botërore për shërbime ndaj klientëve, ekzistente në më shumë se 84 vende të botës dhe me më shumë se 420,000 mijë punonjës.

Si pjesë e zgjerimit të Teleperformancës, jemi duke kërkuar Agjent të shërbimit të klientëve në Gjuhën Holandeze për projekt në inbound (pranim të thirrjeve).

Detyrat tuaja:

  • Përkrah dhe këshillon klientët duke u pergjigjur në pyetjet e tyre.
  • Informon dhe këshillon rreth produkteve dhe shërbimeve.
  • Kujdesesh permes telefonit dhe e-mail për klientin dhe kërkesat e tyre
  • Identifikon qartë shqetësimet e klientëve dhe ofron zgjidhje të pranueshme.
  • Menaxhon dhe dokumenton me kujdes veprimet dhe proceset.
  • Vazhdimisht zhvillon aftësitë kyçe dhe të çmuara si puna ekipore, mentaliteti per të shërbyer mirë dhe shumë të tjera.
  • Identifikon nevojën e klientit për produkte shtesë dhe ia ofron klientit në mënyrë të këndshme.

Profili yt i deshiruar:

  • Komunikon rrjedhshëm në gjuhën holandeze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar, në nivel të lartë (C1).
  • Ke dëshirë të komunikosh në telefon, je miqësor, bashkëndjen dhe je i/e orientuar kah klienti.
  • Je i/e organizuar, dëshiron angazhim dhe zhvillim të vazhdueshem profesional.
  • Ke njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.

Ne të ofrojmë:

  • Bonus mirëseardhjeje (€1,000) + bonus performance
  • Pagë fikse bruto (€1,600)
  • Trajnim para fillimit të punës dhe të paguar nga dita e parë.
  • Vend të sigurtë të punës me kontratë të rregullt.
  • Atmosferë moderne dhe të këndshme të punës.

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj përmes butonit më poshtë. Vetëm kandidatët që kalojnë në fazën e ardhshme të përzgjedhjes do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet