Përshkrimi i punës:
Kompania UNI PROJECT SHPK shpall konkurs për punësimin e një punëtori/pastruesi mashkull, i cili do të angazhohet në kryerjen e detyrave të pastrimit në objekte të ndryshme, si dhe detyra shtesë që kërkojnë lëvizje me automjetet të kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Patentë shofer – Kategoria B (e detyrueshme).
- Përvojë pune në pastrim ose pozita të ngjashme është përparësi.
- Përgjegjshmëri dhe kujdes në kryerjen e detyrave të punës.
- Gatishmëri për punë fizike dhe fleksibilitet në orar.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Detyrat kryesore:
- Pastrimi i hapësirave të brendshme dhe të jashtme sipas planit të punës.
- Përdorimi dhe mirëmbajtja e mjeteve dhe pajisjeve të pastrimit.
- Transporti i materialeve/pajisjeve me automjetet e kompanisë kur të kërkohet.
- Respektimi i rregullave të sigurisë dhe standardeve të kompanisë.
Çka ofron kompania:
- Kontratë pune sipas ligjeve në fuqi.
- Pagë konkurruese dhe me kohë.
- Kompensim monetar për punë jashtë orarit dhe në ditë pushimi.
- Kushte të mira pune dhe mbështetje nga ekipi.
- Mundësi për trajnime dhe avancim profesional.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit mund të na thërrasin në numrat: 048 808 886