1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Përgjegjës i Depos së Pjesëve të Automjeteve
1 pozitë e hapur

Jemi në kërkim të një kandidati për pozitën Menaxher i Depos së Pjesëve të Automjeteve, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të depos së pjesëve, organizimin e stokut, analizimin e nevojave për furnizim, përgatitjen e porosive dhe koordinimin me Menaxherin e Pas Shitjes për sigurimin e pjesëve të nevojshme për servis, limari dhe nevojat tjera operative.

Kjo pozitë kërkon përgjegjësi të lartë, saktësi, njohuri për pjesët e automjeteve, aftësi analitike dhe organizative, si dhe bashkëpunim të ngushtë me ekipin e pas shitjes dhe departamentet teknike.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Menaxhimi i përditshëm i depos së pjesëve të automjeteve;
  • Pranimi, kontrollimi, sistemimi dhe evidentimi i pjesëve që hyjnë në depo;
  • Organizimi i pjesëve në mënyrë të rregullt, funksionale dhe të lehtë për përdorim;
  • Mbajtja dhe përditësimi i evidencave të sakta për stokun e pjesëve;
  • Analizimi i porosive të mëparshme dhe lëvizjeve të stokut për të identifikuar nevojat për furnizim;
  • Përgatitja e porosive të reja për pjesë, në koordinim me Menaxherin e Pas Shitjes;
  • Ndjekja e pjesëve më të kërkuara dhe sigurimi që stoku të jetë në përputhje me nevojat e servisit dhe limarisë;
  • Bashkëpunimi me ekipin e servisit dhe limarisë për identifikimin e pjesëve të nevojshme për riparime dhe mirëmbajtje;
  • Përgatitja dhe dorëzimi i pjesëve sipas kërkesave të brendshme të servisit, limarisë apo departamenteve tjera;
  • Koordinimi me furnitorët apo departamentet përkatëse për afatet e porosive dhe disponueshmërinë e pjesëve;
  • Raportimi i mungesave, dëmtimeve, mospërputhjeve apo vonesave në lidhje me pjesët;
  • Mbikëqyrja dhe koordinimi i stafit të logjistikës/depos;
  • Kujdesi për rendin, sigurinë dhe pastërtinë në hapësirat e depos;
  • Sigurimi që proceset e punës në depo të zhvillohen në mënyrë efikase, të saktë dhe profesionale.

Kualifikimet e kërkuara

  • Përvojë pune në depo, logjistikë, pjesë të automjeteve ose pozitë të ngjashme së paku 1 vit;
  • Njohuri për pjesë të automjeteve;
  • Aftësi për të analizuar stokun, porositë dhe nevojat për furnizim;
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me departamentet tjera;
  • Përgjegjësi, saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve;
  • Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit, MS Office, email dhe programeve për evidencim të stokut;
  • Të posedoj Patent shofer (Kategoria B)

Çfarë ofrojmë

  • Pagë konkurruese në treg;
  • Kontratë afatgjatë pune;
  • Mundësi avancimi dhe zhvillimi profesional;
  • Pushim vjetor sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës;
  • Ambient pune të mirë, profesional dhe bashkëpunues;
  • Mundësi për të qenë pjesë e një ekipi serioz në industrinë automobilistike.

Aplikimi bëhet duke dërguar CV-në tuaj dhe dokumentacionin tjetër në lidhje me kualifikimin dhe përvojën e punës, në e-mail adresën: puno@mercomcompany.com ose permes butonit "Apliko këtu"

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet