1

Vende të lira pune (Lipjan)

Ruaj
TREE HOUSE
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Tree House L.L.C. kompani e specializuar në prodhimin e shtëpive të parafabrikuara nga druri,shpall konkurs për 15 pozita pune në sektorin e prodhimit.

Pozitat e lira:

  • 9 Mjeshtër (Zdrukthtar)

Kërkohet minimum 2 vite përvojë profesionale në përpunimin e drurit.

  • 1 Operator i makinave

Kërkohet minimum 2 vite përvojë në operimin e pajisjeve industriale.

  • 4 Punëtorë ndihmës (Ndihmës mjeshtri)

Përparësi kanë kandidatët me përvojë bazike në punë të ngjashme.

  • 1 Mjeshtër për ngjyrosje

Përgjegjës për trajtimin dhe lyerjen e materialeve si OSB, MDF dhe dru.Kërkohet minimum 1 vit përvojë.

Orari i punës:
E hënë – e premte | 08:00 – 17:00

Kushtet e punës:

  • Pagë konkurruese
  • Shujta ditore e siguruar
  • Kontratë pune dhe sigurim shëndetësor
  • Trajnime dhe zhvillim profesional

Aplikimi:

Email: info@treehouse-ks.eu
Tel: +383 45 577 931

Në subject të email-it,specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Afati për aplikim:deri më 15.05.2026
Lokacioni: Lipjan

Bëhuni pjesë e Tree House L.L.C. dhe kontribuoni në realizimin e projekteve moderne dhe efikase në ndërtimin me dru.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet