1

Praktikant/e / Adminstratë dhe Shitje, Asistent i Depos, Agjent i Shitjes në Terren

Ruaj
Bajra
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

BAJRA N.P.T. është ndërmarrje e mesme e cila operon në tregun kosovar prej dekadash. Bajra N.P.T. , Kompania është duke u zgjeruar me brende të reja andaj po zgjeron stafin e punës.

BAJRA N.P.T. Shpall Konkurs:

  • Adminstratë dhe Shitje, 1 pozitë – Punë Praktike

Kriteret dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë universitare
  • Njohje e  gjuhës angleze,
  • Njohuri shumë të mira : Microsoft Office, vecanti Excel
  • Përvojë pune

 Kë po kërkojmë ne?

Ne jemi duke kërkuar studentë të diplomuar të cilët:

  • Janë të gatshëm për të mësuar dhe të cilët janë në gjendje të përshtatën në mjedise të reja.
  • Kanë investuar në studimet e tyre dhe të cilët janë të orientuar drejt zhvillimit profesional.
  • Kanë aftësi që të kuptojnë dhe komunikojnë me klientët tanë.
  • Janë të gatshëm dhe në gjendje të marrin përgjegjësi dhe të marrin vendime në bazë të arsyes, logjikës dhe sensit të përbashkët.
  • Janë të ndershëm dhe të besueshëm, të aftë për të trajtuar informacionin konfidencial me diskrecion.
  • Janë entuziast për të kontribuar në objektivat tona.
  • Janë njohës të gjuhës angelze,
  • Janë njohës të pakos së MS Office

Ne ju ofrojmë:

  • Mjedis të shkëlqyeshëm pune dhe zhvillim professional,
  • Punë të pavarur 
  • Punë praktike me pagesë,

Asistent depoje, 1 pozitë

Kriteret dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Minimum shkolla e mesme
  • Përvojë pune në depo
  • Të ketë aftësi të mira organizative
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me orar fleksibil atëherë kur kërkohet një gjë e tillë
  • Të ketë njohuri të pakos MS Office
  • Patentë shofer (kategoria B)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bënë pranimin e mallit dhe bënë gati daljen e mallit nga depo sipas porosive,
  • Bënë dërgesa të mallit tek klientët tanë (sipas nevojës),
  • Mban evidenca të stokut në periudha të ndryshme kohore
  • Bënë regjistrimin e mallërave në llager sa herë që kërkohet një gjë e tillë
  • Njohuri e gjuhes angleze / serbo kroate (e deshirueshme)

Agjent i shitjes në teren, 1 pozitë

Kualifikimet e kërkuara dhe kriteret:

  • Diplomë universitare
  • Përvojë pune ne shitje dhe të ngjajshme
  • Të posedojë aftësi të mira shitëse dhe negociuse
  • Të ketë aftësi planifikuese dhe të organizimit të punëve
  • Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze (e preferueshme)
  • Patent Shofer (kategoria B)
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike të pakos MS Office.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Në emër të menaxherit pranon të gjitha kërkesa, propozimet, ofertat, ankesat, ftesat etj, të cilat i analizon, i zbërthen dhe i filtron
  • Kordinon punët që ndërlidhen me menaxhmentin e shitjes, menaxherin e produkteve, marketingut dhe stafit tjtër të brendshëm 
  • Të krijoj rrjet të ri të shitjes
  • Të krijoj kontakte të reja

Nëse plotësoni kushtet e lartëpërmendura, dërgoni CV-në tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën:

info@bajra-ks.com

Tel: +38344327000

Ju do të kontaktoheni vetëm nëse CV dhe dokumentet e juaja plotësuese do të përzgjedhen nga ekipi jonë. Afati i aplikimit 10 ditë nga data e publikimit. 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet