1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Emri i kompanisë: Novus Sh.P.K. 

Pozita: Dizajner Grafik - fokus në marketing (1 pozitë)

Lokacion: Prishtinë

Novus Kosovë është në kërkim të një Dizajneri grafik kreativ, proaktiv dhe të orientuar në marketing për angazhim me orar të plotë (full-time).

Kjo pozitë është e vendosur në Novus Kosovë ndërsa dizajnet grafike do të realizohen për disa brende dhe projekte në kuadër të kompanisë me fokus të veçantë në:  marketing digjital, branding dhe komunikim vizual.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Krijimi i përmbajtjeve vizuale për media social, fushata marketingu dhe reklama digjitale; 
  • Dizajnimi i materialeve kreative që përçojnë mesazh të qartë marketingu dhe rrisin angazhimin e audiencës; 
  • Zhvillimi dhe ruajtja e identitetit vizual të brendeve; 
  • Përshtatja e dizajnit sipas platformave të ndryshme (Instagram, Facebook, LinkedIn, Website, Ads); 
  • Bashkëpunim i vazhdueshëm me ekipin e marketingut për ide, koncepte dhe fushata kreative; 
  • Ndjekja e trendeve të dizajnit dhe marketingut digjital.

Kërkesat dhe kualifikimet:

  • Përvojë në dizajn grafik me fokus në marketing dhe branding; 
  • Njohuri shumë të mira në Adobe Photoshop, Illustrator dhe InDesign;
  • Njohuri në Figma - përparsi;
  • Njohuri bazike në motion graphics / video content (After Effects, Premiere Pro - përparsi;
  • Kreativitet i lartë dhe aftësi për të menduar vizualisht në funksion të marketingut;
  • Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të respektuar afatet;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunim në ekip.

Çfarë ofrojmë:

  • Pozitë full-time në kompani inovative dhe në rritje;
  • Punë kreative dhe dinamike me disa brende dhe projekte marketingu;
  • Ambient profesional dhe punë me ekip me vlera ku vlerësohen idetë dhe iniciativa;
  • Mundësi zhvillimi profesional në fushën e branding dhe marketingut digjital;
  • Fleksibilitet, përgjegjësi dhe fokus në rezultate;
  • Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe aftësitë.

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, Portfolio (obligative) me fokus në punë marketingu dhe branding, në e-mailin hr@novus.consulting duke e deklaruar qartë në subjekt pozitën për të cilën po aplikoni. 

Afati i fundit për aplikim eshte 23 shkurt 2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet