Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalPozicioni : Agjent Shitje
Raporton te: Menaxheri i Shitjes
Përshkrimi i pozicionit të punës
Agjenti i shitjes është i orientuar pas detajeve, personi i organizuar. Në këtë pozicion ai luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e një shërbimi klienti ekselent dhe në rritjen e të ardhurave të kompanisë. Është lidhja midis kompanisë dhe klientëve drejt shërbimeve cilësore bazuar në standartet e kompanisë dhe tregut.
Raporton te menaxheri i linjës
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e agjentit të shitjes janë:
- Arritja e targetit të shitjes: Të arrijë volumet e shitjes sipas planit në territor/rutit që mbulojnë
- Prezenca e produktit: Arrin prezencen e produktit sipas KPI-ve
- Menaxhimi i Stokut/cilësisë/Produket jashtë stokut. Menaxhon në mënyrë efikase produktet stok dhe jashtë stokut brenda limiteve të lejuara. Mirëmban cilësinë e produkteve dhe shmang skadencat e produktit sipas një rotacioni efektiv të stokut në pikat e shitjes dhe sipas teknikave të shitjes dhe stokut.
- POSM/aktivitetet. Implementon vendosjen e materialeve në pikat e shitjes dhe programeve sipas standarteve të merchandaising.
- POSM/Aktivitete. Implementon vendosjen e materialeve promocionale dhe programeve sipas standarteve të merchandaising.
- Zhvillimi i tregut. Njeh shumë mirë zonën e tij, ndjek dinamikën e zhvillimit të zonës dhe informon supervizorin e shitjes për cdo lloj ndryshimi në treg.
- Cmimi i konsumatorit. Monitoron cmimet e konsumatorit dhe njofton supervizorin
- Marrëdhniet me konsumatorin. Mban marrëdhënie me konsumatorin nëpërmjet vizitave të rregullta dhe shërbimeve të përbashkëta bazuar në Rregulloren e Brendhsme të Kompanisë dhe Kodin e Sjelljes.
- Asetet e kompanisë: Mirëmban, kujdeset dhe mirëadministron asetet e kompanisë që është duke përdorur për të bërë punën e tij.
Aftësitë dhe Kompetencat
- Drejton bisedat, aftësi negociuese, planifikues efektivë, drejton drejt rezultatit, ekzekuton me ekselencë
- Dëgjues aktiv, menaxhues i kohës
Kërkesat
- Diplomë Bachelor në biznes, marketing, ekonomiks ose fusha të tjera të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në shitje në FMCG
- Kuptimi I proçesit të shitjeve dhe dinamikave
- Shërbim klienti të shkëlqyer
- Njohuri shumë të mira të Paketës Microsoft Office
- Njohuri shumë të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit "Apliko Këtu"