1

Arkitekt, Junior Arkitekt, Intern (Praktikant)

Ruaj
Das Bau
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE – ARKITEKT, JUNIOR ARKITEKT, INTERN

Kompania jonë Das Bau L.L.C  është në kërkim të arkitektëve të talentuar dhe ambiciozë për t’iu bashkuar ekipit tonë me zyrë në Prishtinë. Kandidatët do të angazhohen në projekte të ndryshme arkitekturore, nga konceptimi deri te zbatimi i projekteve, duke punuar në një mjedis modern, inovativ dhe profesional.

Pozicionet e hapura:

  1. Arkitekt  (5+ vite përvojë pune)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Arkitekti do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e punimeve në terren, zhvillimin e projekteve arkitektonike dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik, duke siguruar që projektet të jenë në përputhje me standardet e cilësisë dhe rregulloret ndërtimore në Kosovë.
Ky rol kërkon ekspertizë të lartë teknike, si dhe aftësi për të bashkëpunuar me inxhinierë, kontraktorë dhe palë të tjera të përfshira në hartimin dhe implementimin e projekteve.

  • Hartimi dhe zhvillimi i projekteve arkitektonike bazuar në kërkesat e klientëve dhe standardet teknike.
  • Mbikëqyrja e punimeve në terren për të siguruar realizimin e projektit sipas specifikimeve dhe cilësisë së kërkuar.
  • Bashkëpunimi me inxhinierët, projektuesit dhe ekipet e ndërtimit për zgjidhjen e sfidave teknike dhe estetike.
  • Përgatitja e dokumentacionit teknik, duke përfshirë vizatimet ekzekutive dhe lejet ndërtimore.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me rregulloret dhe standardet ndërtimore vendore dhe ndërkombëtare.
  • Zgjedhja e materialeve të përshtatshme dhe mbikëqyrja e cilësisë së punimeve në terren.
  • Zgjidhja e problemeve që mund të paraqiten gjatë procesit të ndërtimit.

Kriteret:

  • Diplomë Bachelor apo Master në Arkitekturë.
  • Së paku 5 vite përvojë pune profesionale në projektim, zhvillim  dhe mbikëqyrje të projekteve arkitekturore dhe te ndërtimit
  • Njohuri të thella mbi metodat e ndërtimit, materialet dhe rregulloret ndërtimore.
  • Njohuri tw avancuara nw AutoCAD, ArchiCAD apo Revit, dhe programeve të tjera relevante.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkpunimi.
  • Aftësi të shkëlqyera për menaxhimin e projekteve dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe ekipore.
  • Përvoja me lejet ndërtimore dhe procedurat rregullative është një përparësi.
  • Njohuri në 3dsMax, Lumion, V-Ray apo Corona është një përparësi.
  • Leje drejtimi kategoria B është obligative
  1.   Junior Arkitekt (1-3 vite përvojë pune)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Ky rol kërkon ekspertizë të lartë teknike, si dhe aftësi për të bashkëpunuar me inxhinierë, kontraktorë dhe palë të tjera të përfshira në hartimin dhe implementimin e projekteve.

  • Hartimi dhe zhvillimi i projekteve arkitektonike bazuar në kërkesat e klientëve dhe standardet teknike.
  • Përgatitja e dokumentacionit teknik, duke përfshirë vizatimet ekzekutive dhe lejet ndërtimore.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me rregulloret dhe standardet ndërtimore vendore dhe ndërkombëtare.
  • Mbikëqyrja e punimeve në terren për të siguruar realizimin e projektit sipas specifikimeve dhe cilësisë së kërkuar.

Kriteret:

  • Diplomë Bachelor apo Master në Arkitekturë.
  • 1-3 vite përvojë pune profesionale në projektim, zhvillim dhe mbikëqyrje të projekteve arkitekturore dhe të ndërtimit
  • Njohuri të avancuara në AutoCAD, ArchiCAD apo Revit, dhe programeve të tjera relevante.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkpunimi.
  • Aftësi të shkëlqyera për menaxhimin e projekteve dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe ekipore.
  • Përvoja me lejet ndërtimore dhe procedurat rregullative është një përparësi.
  • Njohuri në 3dsMax, Lumion, V-Ray apo Corona është një përparësi.
  • Leje drejtimi kategoria B është obligative.
  1. Intern (Praktikant)

Kriteret:

  • Student në vitin e fundit të studimeve ose i sapo diplomuar në Arkitekturë.
  • Njohuri bazë të programeve arkitekturore (AutoCAD, ArchiCAD, SketchUp, Revit, etj.).
  • Aftësi të mira komunikimi, bashkpunimi dhe pune në grup.
  • Dëshirë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë profesionale.

Çfarë ofrojmë?

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues.
  • Pjesëmarrje në projekte të rëndësishme arkitekturore.
  • Pagesë konkuruese në varësi të përvojës dhe aftësive.

Si të aplikoni?
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të plotësojnë formularin në këtë link:

https://forms.gle/URywY4uErneUsfES7

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Ju falenderojmë për interesin dhe presim me kënaqësi aplikimet tuaja!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet