Arkitekt/e – Showroom
Paradiso Sh.P.K. është kompani e specializuar në përpunimin dhe shitjen e granitit, mermerit, kuarcit, travertinës, gurëve natyralë dhe artificialë, si dhe materialeve të keramikës.
Në kuadër të zgjerimit dhe zhvillimit të ekipit tonë, shpallim konkurs për pozitën:
Pozita: Arkitekt/e – Showroom
Numri i pozitave: 1
Lokacioni: LipjanPËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT
Shërbimi ndaj klientëve dhe shitja
- Mirëpritja dhe komunikimi profesional me klientët në showroom.
- Identifikimi dhe analizimi i nevojave të klientëve, si dhe ofrimi i këshillave dhe zgjidhjeve profesionale në përputhje me kërkesat e tyre.
- Prezantimi i produkteve, materialeve dhe mundësive të aplikimit të tyre në projekte të ndryshme.
- Hartimi i propozimeve kreative dhe funksionale, duke marrë parasysh kërkesat, preferencat dhe buxhetin e klientëve.
- Mbështetja e procesit të shitjes dhe ndjekja e kërkesave të klientëve deri në finalizimin e porosive.
Projektimi dhe përgatitja teknike
- Përgatitja dhe përpunimi i vizatimeve teknike bazuar në matjet dhe skicat e realizuara nga ekipi i montimit.
- Kontrollimi i dimensioneve, detajeve teknike dhe specifikimeve të materialeve përpara kalimit të projekteve në prodhim.
- Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe vizatimeve të detajuara për procesin e prodhimit.
- Pranimi, analizimi dhe përshtatja e projekteve të jashtme sipas kërkesave dhe kapaciteteve teknike të kompanisë.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Njohuri të programeve AutoCAD, ArchiCAD ose programeve të ngjashme.
- Aftësi për interpretimin dhe përgatitjen e vizatimeve teknike.
- Aftësi të mira të interpretimit, e fokusuar dhe orientuar ndaj klientit;
- Orientim ndaj klientit dhe aftësi për të ofruar zgjidhje profesionale.
- Kreativitet, saktësi, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi të mira organizative dhe për menaxhimin e disa projekteve njëkohësisht.
- Njohja e gjuhës angleze.
- Patentë shoferi, kategoria B.
KUSHTET E PUNËS DHE BENIFITET
- Orar i plotë pune.
- Ambient pune profesional, stabil dhe bashkëpunues.
- Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe përgjegjësitë e pozitës.
- Bonuse në fund të vitit, të bazuara në performancën individuale dhe rezultatet e arritura.
- Shujtë ditore e mbuluar nga kompania, për të siguruar mirëqenie dhe komoditet gjatë orarit të punës.
- Sigurim shëndetësor për punonjësit.
Aplikimi: Bëhet në formë elektronike në qendresa@paradiso-kos.net
Konkursi është I hapur nga 22.10.2026 – 22.11.2026
