1
PREMIUM PLUS

Thirrje për Propozime për Iniciativa të Grave në Komunën e Prishtinës

Ruaj
Caritas
Follow
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Thirrje për propozime

Fuqizimi i iniciativave të grave në zinxhirët e përzgjedhur të vlerave të bujqësisë

Udhëzime për aplikuesit

Program i financuar nga ADC-ja, me numër 8191-00/2019

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve

21.03.2022 në orën 16:00

Sfondi

Që nga muaji nëntor i vitit 2020, Caritas-i zviceran (CACH) është duke e zbatuar projektin “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural” (SIRED), i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), i bashkëfinancuar nga Komuna e Prishtinës dhe tetë komuna të tjera. Projekti ka për qëllim të promovojë sisteme më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të tregut përmes rritjes së prodhimit, duke përfshirë më shumë akterë të tregut dhe duke rritur të ardhurat dhe produktivitetin e tyre, duke kontribuar kështu në uljen e varfërisë së popullsisë rurale. Në mënyrë të veçantë ftohen gratë dhe grupet shoqërore të margjinalizuara në komuna që të aplikojnë, nga komunat Dragash, Graçanicë, Kamenicë, Novobërdë, Prishtinë, Prizren, Ranillug, Shtërpcë, Suharekë dhe Viti.

Bazuar në kërkesat e tregut dhe në një analizë të kujdesshme, CACH ka identifikuar tre zinxhirë të vlerave/sisteme tregu si nënsektorë bujqësorë që kanë potencial të mjaftueshëm për rritje ekonomike, ekologjike dhe në aspektin e integrimit gjinor:

  • Produktet Pyjore Jodrusore (PPJD) dhe Bimët Mjekësore dhe Aromatike (BMA);
  • Frutat manore (mjedra, dredhëza, boronica, të tjera); dhe
  • Përpunimi shtëpiak i perimeve dhe pemëve.

Sipas Raportit të fundit të BE-së për Analizën Gjinore1, gratë janë të nënpërfaqësuara në sektorin e bujqësisë, ku ato përbëjnë vetëm 5% të fermerëve të licencuar në vitin 2018. Mungesa e pronësisë mbi pronën, niveli i ulët arsimor, puna e paregjistruar, qasja e dobët në informacion në lidhje me subvencionet dhe rolet e socializuara gjinore minojnë pjesëmarrjen e tyre zyrtare. Ka hulumtime të pamjaftueshme në lidhje me përfshirjen e grave dhe burrave në ekonominë joformale. Sipas Analizës së Shpejtë Gjinore (2020), gratë përbënin vetëm 2% të të gjithë përfituesve të subvencioneve për bujqësi në vitin 2016.2

Gratë janë pronare të vetëm 13% të të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë dhe morën vetëm 17% të granteve nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA)3. Megjithëse raporti mes ndërmarrjeve në pronësi të grave dhe atyre në pronësi të burrave është një me gjashtë, ndërmarrjet në pronësi të grave morën 25 herë më pak fonde nga subvencionet gjatë vitit 2017. Për më tepër, vetëm 15% e grave pronare të bizneseve kanë përdorur kredi nga bankat komerciale4.

Bazuar në analizën e tregut, kufizimet e bazuara në gjini tregojnë se gratë përballen me pengesa të konsiderueshme për të filluar një agrobiznes të formalizuar, ndërsa shumë zhvillime ndodhin në mënyrë joformale. Disa nga kufizimet kryesore përfshijnë mungesën e mbështetjes teknike dhe financiare për krijimin e bizneseve të grave (përkatësisht për të regjistruar një biznes), veçanërisht në tre prej sektorëve të përzgjedhur: Përpunimi shtëpiak, BMA/PPJD dhe Frutat manore.

Projekti SIRED tashmë ka mbështetur 19 akterë të tregut në zinxhirët e përzgjedhur të vlerave nëpërmjet intervenimeve të ndryshme në 10 komunat e synuara të projektit. Nëpërmjet intervenimeve të tij, SIRED ka kontribuuar në adresimin e kufizimeve sistemike dhe forcimin e zinxhirëve të vlerave.

Objektivi i kësaj Thirrjeje

T'i identifikojë dhe t'i fuqizojë iniciativat dhe shoqatat e grave në zinxhirët e përzgjedhur të vlerave

Mbështetja do të sigurohet për iniciativat e grave të cilat kanë një historik të suksesshëm në sektorët e përmendur më lart, si dhe për ato që janë gati të formalizohen duke u regjistruar si shoqatë ose biznes. Do të ofrohen mundësi tregtie dhe tregu për të përmbushur kërkesën e tregut dhe për t'i forcuar zinxhirët e vlerave. Ato mund të investojnë në trajnime, marketing, pajisje, ndihmë juridike dhe kapacitete prodhuese.

Rezultatet e pritshme të projektit SIRED

  • Më shumë iniciativa të grave formalizohen dhe regjistrohen si biznes ose shoqatë,
  • Iniciativat e grave kanë rritur kapacitetet përpunuese për fruta manore, pemë dhe perime, bimë mjekësore aromatike dhe produkte pyjore jodrusore,
  • Iniciativat e grave kanë forcuar linjat e prodhimit në zinxhirët e sipërpërmendur të vlerave,
  • Është rritur numri i organizatave të drejtuara nga gratë, është rritur pjesa e tyre e tregut dhe realizimi i të ardhurave,
  • Është rritur shkalla e punësimit dhe janë krijuar vende të reja pune për gratë dhe burrat,
  • Është realizuar ndryshimi sistemik në sektorët e përzgjedhur,
  • Më shumë gra janë vetëdijesuar dhe shfrytëzojnë të drejtat e tyre ekonomike, përfshirë të drejtat pronësore.

Lokacioni

Intervenimet do të mbështeten në komunën e Prishtinës:

Korniza kohore

Kohëzgjatja e aktiviteteve të propozuara të projektit mund të jetë midis 01.05.2022 – 15.12.2022

Kush mund të aplikojë:

Iniciativat e grave, të cilat nuk janë të regjistruara si biznese dhe shoqata që punojnë në sektorët në vijim:

  • Përpunimi i perimeve dhe frutave,
  • Frutat manore (mjedrat, boronicat dhe dredhëzat, tjera),
  • Bimët mjekësore, aromatike dhe produktet pyjore jodrusore.

Kriteret e pranueshmërisë:

  • Iniciativat dhe shoqatat e grave duhet të jenë nga njëra nga komunat e synuara të projektit dhe investimet duhet të zbatohen brenda territorit të komunës se Prishtinës.
  • Të jetë direkt përgjegjëse për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit.
  • Të jetë një lloj specifik i iniciativës së grave:
  • Të jetë pjesë e së paku një sektori specifik të frutave manore, frutave dhe perimeve, produkteve pyjore jodrusore dhe bimëve mjekësore dhe aromatike.
  • Të ofrojë dëshmi se ka krijuar një nivel të pajisjeve infrastrukturore/të punës, pajisjeve tjera, kapaciteteve përpunuese ose linjave të prodhimit,
  • Të ketë krijuar marrëdhënie me anëtarët e bizneseve ose kooperativave lokale, rajonale ose kombëtare ose me fermerët individualë.
  • Të ofrojë dëshmi të njohurive dhe përvojës prej të paktën 2 vjet në punën në të paktën një nga sektorët e lartpërmendur.
  • Mbështetja e kërkuar nuk financohet nga ndonjë donator/organizatë tjetër.
  • Aplikuesit të cilët kanë përfituar më parë apo kanë kontratë të vazhdueshme me Caritasi-n zviceran nuk mund të aplikojnë.

Kriteret e përzgjedhjes – Rrjeti i vlerësimit


Shënim: Komisioni i Vlerësimit do të verifikojë informacionin gjatë vizitave në terren që do të kryhen gjatë procesit të përzgjedhjes, si pjesë e vlerësimit.

Dokumentet që duhet të dorëzohen nga aplikuesit

Alokimi financiar dhe pragjet për aplikim Caritas-i zviceran e rezervon të drejtën për të mos i dhënë të gjitha fondet në dispozicion.

Çdo grant i kërkuar nga SIRED nën këtë thirrje për propozime duhet të bie midis shumave vijuese minimale dhe maksimale:

  • shuma minimale: 10,000.00 euro;
  • shuma maksimale: 25,000.00 euro;

Çdo mbështetje/shumë e kërkuar nën këtë thirrje për propozime duhet të bie midis përqindjeve minimale dhe maksimale të mëposhtme të kostove totale të pranueshme të buxhetit total:

  • Aplikuesit duhet të marrin pjesë me së paku 10% dhe CACH me maksimum 90% të shumës së përgjithshme të projektit.
  • Kostot e materialeve/pajisjeve nuk mund ta tejkalojnë 70% të kostove totale të projektit. Pjesa e mbetur prej 30% apo më shumë duhet të buxhetohet për aktivitetet tjera, si trajnime, marketing, certifikim organik, ekspertë lokalë, etj.

Kostot e pranueshme për financim:

Lloji i mëposhtëm i aktiviteteve/kostos relevante për sektorët e bujqësisë të përmendur në thirrjen për propozime mund të financohet nga projekti SIRED, por nuk kufizohet në:

  • Trajnimet për kultivim, përpunim dhe marketing;
  • Shërbimet këshilluese për kultivim, përpunim dhe marketing;
  • Shërbimet e trajnimit dhe këshillimit për planifikimin e biznesit;
  • Mentorimi për përpunim, marketing, planifikim biznesi;
  • Pjesëmarrja në panaire tregtare (lokale dhe kombëtare);
  • Masat shëndetësore dhe higjienike në lidhje me zinxhirët e vlerës/sektorët;
  • Certifikimi organik dhe certifikimi tjetër;
  • Dizajnimi dhe paketimi i produktit;
  • Pajisjet për përpunim shtëpiak;
    (pajisjet jo më shumë se 70% e buxhetit, vetëm me energji efiçiente dhe inovative);
  • Pajisjet inovative të komunikimit të TI-së për bujqësinë;
  • Makineritë e vogla tharëse për BMA dhe PPJD (si më sipër, brenda 70%);
  • Pajisjet për përpunimin e BMA-ve, PPJD-ve dhe frutave manore (si më sipër, brenda 70%), (vetëm me energji efiçiente dhe inovative);
  • Aktivitetet e marketingut;
  • Certifikimi i standardeve organike ose standardeve të tjera të sigurisë ushqimore;
  • Ndërgjegjësimi i publikut / vizibiliteti.

Kostot e papranueshme:

  • Ndërtimi i ndërtesave;
  • Serat (për të gjitha qëllimet, përfshirë kultivimin e fidanëve);
  • Makineritë dhe automjetet bujqësore (me përjashtim të si më lartë);
  • Plehu (me përjashtim të plehut organik);
  • Shpenzimet e bëra para fitimit të projektit ose pas përfundimit të kontratës;
  • Kosto për stafin dhe personelin tjetër;
  • Shpenzimet e zakonshme operative (materialet harxhuese, mirëmbajtja dhe të ngjashme, kostot e tjera rrjedhëse);
  • Kosto e përgjithshme administrative/indirekte.

Klauzolat për etikën dhe Kodi i Sjelljes

a.  Mungesa e konfliktit të interesit

Aplikuesi nuk duhet të ketë ndonjë konflikt interesi dhe nuk duhet të ketë lidhje ekuivalente në këtë aspekt me aplikuesit ose palët tjera të përfshira. Çdo përpjekje e aplikuesit për të marrë informacion konfidencial, për të hyrë në marrëveshje të paligjshme me konkurrentët ose për të ndikuar në komisionin e vlerësimit ose autoritetin kontraktues gjatë procesit të shqyrtimit, sqarimit, vlerësimit dhe krahasimit të aplikacioneve do të çojë në refuzimin e aplikacionit të tij dhe mund të rezultojë në ndëshkime administrative.

b.  Respektimi i të drejtave të njeriut, si dhe legjislacionit mjedisor dhe standardeve thelbësore të punës

Aplikuesi dhe stafi i tij duhet të veprojnë në përputhje me të drejtat e njeriut. Në veçanti dhe në përputhje me aktin në fuqi, aplikuesit të cilët kanë fituar kontratat duhet të veprojnë në përputhje me legjislacionin mjedisor, përfshirë marrëveshjet mjedisore shumëpalëshe, dhe me standardet thelbësore të punës, siç është e zbatueshme dhe siç përcaktohet në konventat përkatëse të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (siç janë konventat për lirinë e asociimit dhe negociatat kolektive; eliminimi i punës së detyruar dhe të detyrueshme; diskriminimi i bazuar në gjini në lidhje me punën; heqja e punës së fëmijëve).

c.  Klauzola e ‘zero tolerancës’ për shfrytëzimin seksual dhe abuzimin seksual:

Caritas-i zviceran zbaton politikën e ‘zero tolerancës’ në lidhje me të gjitha sjelljet e gabuara të cilat kanë një ndikim në kredibilitetin profesional të aplikuesit. Ndalohet ndëshkimi apo abuzimi fizik, ose kërcënimi për abuzim fizik, abuzim seksual ose shfrytëzim, ngacmimi dhe abuzimi verbal, si dhe format e tjera të kanosjes.

d.  Klauzola kundër korrupsionit dhe kundër ryshfetit

Aplikuesi vepron në përputhje me të gjitha ligjet, rregulloret dhe kodet në fuqi në lidhje me klauzolën kundër korrupsionit dhe kundër ryshfetit. Caritas-i zviceran rezervon të drejtën të pezullojë ose anulojë financimin e projektit nëse zbulohen praktika korruptive të çdo lloji në ndonjë fazë të procesit të dhënies ose gjatë ekzekutimit të kontratës dhe nëse autoriteti kontraktues nuk merr të gjitha masat e duhura për të rregulluar situatën. Për qëllimet e kësaj dispozite, ‘praktikat korruptive’ janë ofertat për ryshfet, dhuratë, shpërblim ose komision për ndonjë person si nxitje ose shpërblim për kryerjen ose përmbajtjen nga ndonjë veprim në lidhje me dhënien e një kontrate ose ekzekutimin e një kontrate tashmë të lidhur me autoritetin kontraktues.

e.  Shpenzimet e pazakonta tregtare

Aplikimet do të refuzohen ose kontratat do të ndërpriten nëse rezulton se dhënia ose ekzekutimi i një kontrate ka shkaktuar rritje të shpenzimeve të pazakonta tregtare. Këto shpenzime të pazakonta tregtare janë komisione që nuk përmenden në kontratën kryesore ose që nuk rrjedhin nga një kontratë e lidhur siç duhet duke iu referuar kontratës kryesore, komisione që nuk paguhen në këmbim të ndonjë shërbimi aktual dhe legjitim, komisione të dërguara në një “parajsë” tatimore, komisione të paguara për një person që paguhet e që nuk është identifikuar qartë ose komisione të paguara për një kompani e cila duket të jetë një kompani “fantome”. Përfituesit që zbulohet se kanë paguar shpenzime të pazakonta tregtare për projektet e financuara nga Caritas-i zviceran janë të detyruar, në varësi të seriozitetit të fakteve të vëzhguara, t’i ndërprejnë kontratat e tyre.

f.  Shkelja e detyrimeve, parregullsitë ose mashtrimi

Caritas-i zviceran rezervon të drejtën të pezullojë ose anulojë procedurën, kur procedura e dhënies dëshmohet të ketë qenë objekt i shkeljes thelbësore të detyrimeve, parregullsive ose mashtrimeve. Nëse zbulohen shkelje thelbësore të detyrimeve, parregullsi, ose mashtrim pas dhënies së kontratës, autoriteti kontraktues mund të mos lidhë kontratën.

Procesi i aplikimit: Si të aplikoni?

Njihuni me dokumentet e aplikimit në detaje:

Formularët e aplikimit mund të shkarkohen në linkun ne vijim dhe portalet e punës. https://drive.google.com/drive/folders/1JX84s8Pmt_eSmB4dgC_yjxI9SxfPlxfw?usp=sharing

  • Sesionet informuese, online nëpërmjet Zoom

Sesionet informuese do të mbahen online përmes Zoom. Në mënyrë që të mund të qaseni në sesionet informuese, duhet të ndiqni hapat në vijim:

Linku për pjesëmarrësit

Tema: "Online Informative Session for the Call for Proposals on Empowering Women Initiatives in Selected Agri-Value Chains"

Data dhe ora: 15 mars, 2022, ora 10:00

Linku për t’u kyçur në sesion informativ

https://us02web.zoom.us/j/86189423286

Meeting ID: 861 8942 3286

  • Dorëzoni aplikacionin në:
    Gjuhën shqipe apo serbe
  • Dorëzoni aplikacionin në kohë
    Aplikacionet duhet të dërgohen në zarfe të mbyllura në adresën:

Zyra e Caritas-it zviceran në Kosovë
Fazli Balaj 59
10000 Prishtinë
Kosovë

Aplikacioni me dokumentet e tjera të kërkuara duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur në Zyrën e Caritas-it zviceran në Kosovë, dhe duhet të ketë mbërritur në zyrë jo më vonë se më 21.03.2022 (16:00).

Informacione shtesë:

Për pyetje rreth formularit të aplikimit dhe informacione shtesë, ju mund të kontaktoni zyrën e Caritas-it zviceran në Kosovë përmes postës elektronike ose telefonit nga data 04.03.2022 – 18.03.2022 (nga ora 09:00 deri në orën 16:00, nga dita e hënë deri në ditën e premte):

Caritas-i zviceran në Kosovë: kosovo@caritas.ch +383 46 988 000

Ju lutemi vendoseni në CC zyrtarin e mëposhtëm përgjegjës të projektit:

Për Prishtine ajahja@caritas.ch

Kostoja e ofertimit: Caritas-i zviceran në Kosovë nuk do t'i mbulojë kostot e ofertimit dhe rezervon të drejtën t'i pranojë ose refuzojë ofertuesit, ose të anulojë ose shtyjë të gjithë procesin e ofertimit para nënshkrimit të ndonjë marrëveshje.

Shtojca 1: Formulari i aplikimit

Shtojca 2: Formati i Buxhetit

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet