Pozita: Agjent/e i/e Thirrjeve (Call Centre)
Numri i pozitave: 2 (dy) pozita të lira
Vendndodhja: Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Menaxhimi i thirrjeve hyrëse të klientëve në mënyrë profesionale.
- Ofrimi i informacionit, zgjidhjeve dhe mbështetjes për klientët.
- Regjistrimi dhe përditësimi i të dhënave të klientëve në sistem.
- Trajtimi i ankesave dhe rasteve komplekse sipas procedurave të kompanisë.
- Përgatitja e raporteve periodike dhe respektimi i standardeve të cilësisë.
Kualifikimet:
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
- Njohuri të mira të Microsoft Office, me fokus në Excel.
- Aftësi të mira komunikimi, analitike dhe organizative.
- Aftësi për menaxhimin e kohës, zgjidhjen e problemeve dhe punë në ekip.
- Fleksibilitet, përgjegjësi dhe gatishmëri për të mësuar.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në dhe letrën e motivimit përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën elektronike: hr@neptun-ks.com
