1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Praktikant/e në Logjistikë

Apliko Tani

Praktikanti/ja në Logjistikë do t’i raportojë menaxherit të ekipit dhe do të mbështesë aktivitetet e përditshme operative të departamentit, duke siguruar organizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe materialeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Sortimi i pajisjeve që kthehen nga dyqanet dhe kontraktorët.
  • Sortimi i aksesorëve të pajisjeve të kthyera nga dyqanet dhe kontraktorët.
  • Numërimi, regjistrimi dhe evidentimi i pajisjeve dhe aksesorëve.
  • Pastrimi dhe polirimi i pajisjeve që kanë kaluar procesin e testimit.
  • Mbështetja në organizimin dhe mirëmbajtjen e magazinës sipas nevojave të departamentit.
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Menaxheri, në përputhje me përgjegjësitë e pozitës.

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Student/e ose i/e diplomuar rishtazi në fushën e Inxhinierisë, Mekanikës, Elektroteknikës, Logjistikës ose fusha të ngjashme.
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Aftësi të mira organizative dhe koordinuese.
  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Përgjegjësi, vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në punë.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe për të menaxhuar ngarkesën e punës.

Çka ofrojmë ne? 

  • Eksperiencë praktike në një kompani lider në telekomunikacion.
  • Program të strukturuar trajnimi dhe zhvillimi
  • Program të mirëqenies për punonjësit
  • Forma të ndryshme shpërblimi dhe motivimi;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);

Kanditati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Afati fundit për aplikim: 3 gusht 2026

Vendi i punës: Prishtinë, IPKO Zonë Industriale

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet