1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 
Shkolla International Maarif Schools Of Kosova, Dega në Prishtinë, shpall konkurs për pozitën:
  • Mësimdhënës/e i/e Kimisë.
Kandidatët e interesuar për të konkurruar në vendin e punës për pozitën e lartpërmendur, duhet t’i plotësojnë këto kushte:
  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë të kryer shkollimin përkatës, sipas UA të MAShT nr. 06/15 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm; 
  • Të ketë përvojë relevante së paku 3 vite. 
  • Kandidatët duhet të kenë njohuri dhe shkathtësi të mira të gjuhës angleze. (Preferohet njohja e gjuhës turke). 
Të posedojnë këto dokumente:
  • Diplomën e fakultetit, të kryer për nivelin përkatës (secili kandidat dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës/ diplomave). (Përparësi kanë kandidatët që kanë të kryer nivelin master të shkollimit).
  • Nostrifikimin e diplomës / diplomave, nëse kandidati/ja e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës;
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/ saj shëndetësore (pasi të pranohet në punë); 
  • Dëshminë nga policia / gjykata kompetente se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për ndonjë vepër penale; 
  • Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor; 
  • Ekstraktin e lindjes; 
  • Kopjen e dokumentit të identitetit (ID); 
  • CV. 
Afati i aplikimit:
  • Aplikimi do të jetë i hapur deri më  4 shtator 2026.
Mënyra e aplikimit:
Konkursi është i hapur dhe aplikimi mund të bëhet online duke dërguar dokumentacionin tuaj në adresën elektronike: kosova@turkiyemaarif.org  Për më shumë informacione na kontaktoni në numrin: +383 38 600 160 (Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara)! 
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e parapara sipas konkursit me do të ftohen në intervistë! 
Kujdes: Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet me dokumente të pakompletuara nuk shqyrtohen dhe refuzohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet