Cilat janë kriteret për aplikim?
Për bursën “LULËZOJNË” mund të aplikojnë studentët/et mbi 18 vjeç që:
- Janë të regjistruar në studime universitare të nivelit Bachelor
- Kanë angazhim të dëshmuar në komunitet;
- Vijnë nga grupe të margjinalizuara (vajza, të rinj nga zona rurale, me të ardhura të ulëta, studentë të brezit të parë, etj.);
- Kanë sukses të kënaqshëm akademik me notë mesatare mbi 0;
- Kanë bërë punë vullnetare dhe kanë kontribuar në komunitet dhe janë të motivuar për të vazhduar kontributin në komunitetin e tyre.
Cilat bursa ofrohen dhe për cilën mund të aplikoni?
Në kuadër të “LULËZOJNË”, dhurohen këto bursa nga këta mbështetës:
Bursat me kritere të veçanta:
- Bursa LULËZOJNË x ISA Consulting Group - studentë/e të vitit të 3 në fushën e TIK;
- Bursa LULËZOJNË x Mehmet Gjevori - vajza nga zona rurale të pasionuara për edukimin, ligjin, gjuhën shqipe dhe vullnetarizmin;
- Bursa LULËZOJNË x Fatlinda Drejta Karahoda - vajza që studiojnë farmaci, mjekësi ose shkencat të tjera mjekësore.
Bursa e Hapura “LULËZOJNË”, pa kritere të veçanta, ku mund të aplikojnë të gjithë studentët pa përjashtim:
- Bursa LULËZOJNË x Richard Lukaj, të mbështetura nga Richard Lukaj;
- Bursa LULËZOJNË x Cami Family Foundation, të mbështetura nga Ronald Cami;
- Bursa LULËZOJNË x Avdi Kastrati Family, të mbështetura nga Avdi Kastrati Family;
- Bursa LULËZOJNË x AR Legacy, të mbështetura nga Egzona Bejtullahu;
- Bursa LULËZOJNË x VLERA, nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Belgjikë;
- Bursa LULËZOJNË x AEAUG, nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Gjenevë;
- Bursa LULËZOJNË x Komuniteti Shqiptar në Londër;
- Bursa LULËZOJNË x Evidence Synthesis
Çka përfshin bursa?
Deri në 1,000€ (duke përfshirë taksat e të ardhurave personale) që mund të përdoren për:
- Pagesa të semestrit
- Qera dhe banim
- Ushqim dhe transport
- Librat dhe pajisje shkollore
- Teknologji (laptopë, internet, printerë)
- Kujdes shëndetësor dhe psikologjik,
Mundësi për punë praktike (opsionale) në organizata apo kompani që lidhen me fushën e studimeve;
Promovim në rrjetet e TOKA-s për të treguar rrugëtimin tuaj me bursën “LULËZOJNË”.
Nxitoni dhe aplikoni përmes këtij LINKU, deri më 2 gusht 2026, ora 23:59, për ta bërë këtë bursë tuajën!
Bursat “Lulëzojnë” 2026 po mundësohen falë mbështetjes bujare të dhuruesve tanë të deritanishëm: ISA Consulting Group, Cami Family Foundation, Richard Lukaj, Avdi Kastrati Family, Burim Karahoda dhe Kreshnik Hoxha, Familja Xharra, Egzona Bejtullahu, Ilir Hoxha, Shoqata e Studentëve Shqiptarë VLERA - Belgjikë, Shoqata e Studentëve Shqiptarë AEAUG - Gjenevë, Komuniteti Shqiptar në Londër, Virtyt Gacaferri, Liridon Latifi, Edi Islami, Lirak Krasniqi, Dajana Kullolli, Camërie Mazreku, Alban Rrustemi, Bajrush Halili.