Një studim nga hulumtimi i Opinionit Publik të Barometrit Ballkanik ka vënë në pah njohuri interesante mbi faktorët që formojnë rrugët e karrierës.
Në qendër të vëmendjes bie tema e debatuar shpeshëherë e lidhjeve dhe familjaritetit, apo ashtu siç njihet në shoqëri “punësimi me të njofshëm”.
Sipas hulumtimit, faktori më i rëndësishëm i mbështetur nga 27% e të anketuarve nga Ballkani, është njohja e njerëzve të duhur, gjë të cilën e konsiderojnë si çelës të suksesit për të gjetur punë dhe për të ecur përpara në jetë.
Në vendin e dytë rreth 19% të të anketuarve e vlersojnë rëndësinë e kontakteve personale, rrjetit dhe familjes. Megjithatë, një e katërta e të anketuarve beson se të kesh një arsim të mirë ose aftësitë e duhura gjithashtu mund të ndihmojë në punësim.
Lidhur me punësimin me të njofshëm, eksperti i burimeve njerëzore, Gent Shala, thotë se nuk duhet të shihet çdo herë si negativ, por duhet të shikohen rrethanat.
“Nuk mund të themi që nuk ekziston jo vetëm në Kosovë por absolutisht në Ballkan dhe në gjithë botën. Ka mendime të ndryshme se a është mirë apo keq. Unë mendoj që nëse ai person nuk i ka kualifikimet e duhura është i dëmshëm sepse po ia bën një favor familjar ose shqoëror kurse te pjesa e punës e dëmton isntutucionin. Por, në anën tjetër i ka kualifikimet e duhura dhe eksperiencën mendoj që është më mirë pasi që me të njofshëm ti e njeh këtë person, pjesën e besimit vetëm se e ke te ky person. Kur ka besim puna gjithmonë bëhët më e fuqishme”, ka thënë ai.
Ndërkohë ai tregon se kjo përshtypje se punësimi bëhet në përgjithësi me të njofshëm mund të ndikoj keq tek të rinjët që i qasen tregut të punës për herë të parë.
Gili Hoxhaj: Kompanitë po u besojnë platformave si KosovaJob për t’i gjetur kandidatët e duhur
E nga platforma për punësim KosovaJob, që lidh punëkërkuesit me punëdhënësit, tregojnë se konkurset për punë janë vazhdimisht në rritje, gjë që sipas tyre tregon se punësimet bëhen përmes konkuresve.
Në bazë të numrit të konkurseve të publikuara, Gili Hoxhaj nga KosovaJob, tregon se cilat janë profesionet apo pozitat më të kërkuara nga kompanitë në vend.
“Numri i madh i konkurseve që publikohen te ne e që është një trend që po rritet edhe më shumë gjatë vitit 2024 dëshmon se kompanitë po i besojnë gjithnjë e më shumë platformave si kjo e joina për t’i gjetur kandidatët e duhur që i plotësojnë të gjitha ato aftësi që po i kërkojnë këto kompani. Vlen të ceket që KosovaJob po shkon duke u avancuar për t’ua lehtësuar edhe punëdhënsve edhe punëkërkuesve ta gjejnë me lehtë njëri-tjetrin. Unë mendoj që viteve të fundit janë aftësitë ato që po triumfojnë mbi cdo mënyrë tjetër të punësimit pasi që shumë kompani po kërkojnë nga kandidatët e tyre të kenë aftësi të buta dhe të jenë më fleksibil, më kreativqë të përshtaten me trnedet e reja”, ka thënë ajo.
Kur diskutohet për punësimin, sipas Opinionit Publik të Balkan Barometer, shumica e të anketuarve, pra 28% e tyre, do të preferonin të punonin në sektorin public, kompanitë apo ndërmarrjet publike janë 25% e të anketuarve që i kanë zgjedhur, ndërsa vetëm 20% do të zgjidhnin sektorin privat për të punuar. Opsioni më i favorshëm për të anketuarit nga Kosova ka dalur të jetë sektorin privat me 37%.
E ndryshimi i preferencave për të punuar nga sektori public në atë privat në Kosovë, sipas ekspetertit të burimeve njerëzore, Gent Shala, ka disa aryse.
Nga gjetjet e hulumtimit, në Kosovë, 32% e te anketuarve, ia atribuojnë suksesin punës së palodhur, duke treguar një perspektivë të ndryshme në krahasim me rajonet e tjera.
E ndonëse dëshira për punë të palodhur e qytetarëve të vendit nuk shihet në statistikat e punësimit.
Kjo sepse sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës shifrat e papunësisë dhe jo aktivitetit ekonomik mbeten mjaftë të larta, ku nga popullsia në moshë pune, 60.5 % nuk janë ekonomikisht aktivë, që do të thotë se ata nuk janë të punësuar dhe nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit. Ndërsa, nga 39.5 % e popullsisë, që është ekonomikisht aktive, 11.5 % janë të papunë.