Shërbim ndaj Klientit - Gjuhë Italiane
Jemi duke u rritur!
Po kërkojmë Përfaqësues/e të Shërbimit ndaj Klientit me njohuri të rrjedhshme të gjuhës italiane për zyrat tona në Prishtinë.
Përgjegjësitë:
- Të asistoni klientët tanë në caktimin e termineve në një nga klinikat tona.
- T’u përgjigjeni në kohë kërkesave të klientëve përmes telefonit, email-it ose chat-it.
- T’i nihmoni klientët të rishqyrtojnë anulimin e termineve të tyre.
- Të përfaqësoni kompaninë duke ofruar informacione të sakta rreth produkteve, politikave dhe procedurave.
- Të siguroni informacione të sakta, të vlefshme dhe të plota duke ndjekur proceset e kompanisë.
- Të mbani të dhëna të sakta për ndërveprimet dhe aktivitetet me klientët.
Kërkesat:
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
- Të paktën 1 vit përvojë në shërbim ndaj klientit.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës italiane (niveli B2, C1 ose C2).
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Mundësi për avancim në karrierë.
- Ambient pune të ngrohtë dhe mikpritës.
- Mundësi për të punuar me një ekip global dhe bashkëpunues, si dhe shumë benefite të tjera.
Apliko tani! Dërgo CV-në në: Kosovo.hiring@fusioncx.com me subjektin “Italian Patient Care Specialist”, ose na kontakto në +383 48 606 002.
