Agjent në Terren (Shpërndarës i Mallit), Depoist
Konkurs
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, Farmitalia SH.P.K. shpall konkurs për dy vende pune në ekipin e depos dhe të shpërndarjes.
Agjent në terren (Shpërndarës i mallit) – 1 pozitë
Përgjegjësitë
-
Tërheqja e porosive të përgatitura nga depoja dhe kontrolli i tyre sipas dokumentacionit të dërgesës.
-
Shpërndarja e barnave dhe produkteve farmaceutike te klientët sipas itinerarit dhe orarit të përcaktuar.
-
Respektimi i kushteve të transportit dhe trajtimit të produkteve gjatë shpërndarjes.
-
Konfirmimi i dorëzimit të porosive dhe kthimi i dokumentacionit përkatës në kompani.
-
Raportimi i vonesave, dëmtimeve ose mospërputhjeve dhe koordinimi me ekipin e depos për zgjidhjen e tyre.
Kualifikimet
-
Diplomë e shkollës së mesme.
-
Patentë shoferi e vlefshme, kategoria B.
-
Përvoja në shpërndarje, transport ose punë në terren përbën përparësi.
-
Aftësi për të organizuar itinerarin dhe për të respektuar oraret e dorëzimit.
-
Komunikim korrekt me klientët, përgjegjshmëri dhe kujdes gjatë transportit të produkteve.
Depoist – 1 pozitë
Përgjegjësitë
-
Pranimi, kontrolli dhe regjistrimi i barnave dhe produkteve farmaceutike sipas dokumentacionit të furnizimit.
-
Organizimi dhe vendosja e produkteve në hapësirat përkatëse të depos.
-
Monitorimi i stokut dhe i afateve të skadencës së produkteve.
-
Respektimi i kushteve të ruajtjes, protokolleve të sigurisë dhe standardeve farmaceutike.
-
Përgatitja dhe paketimi i porosive për shpërndarje.
-
Raportimi i parregullsive, mospërputhjeve ose dëmtimeve të produkteve.
-
Koordinimi me ekipin e shpërndarjes për dorëzimin e porosive të përgatitura.
Kualifikimet
-
Diplomë e shkollës së mesme. Shkollimi në farmaci, logjistikë ose në një fushë të ngjashme përbën përparësi.
-
Përvojë pune në depo, logjistikë ose magazinim. Përvoja me produkte farmaceutike përbën përparësi.
-
Njohuri mbi kushtet dhe standardet e ruajtjes së produkteve farmaceutike.
-
Aftësi organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar ngarkesën e punës.
-
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar qartë.
Si të aplikoni
Kandidatët e interesuar mund ta dërgojnë CV-në përmes butonit “Apliko këtu” ose në adresën info@farmitalia-ks.com
Nëse aplikoni me email, shënoni në subjekt pozitën për të cilën po aplikoni, “Agjent në terren” ose “Depoist”. Afati i fundit për aplikim për të dyja pozitat është 30.11.2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.