1
PREMIUM PLUS

Shitës/e, Asistent/e për Financa dhe Administratë

Ruaj
Me Display
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Për nevojat e pikës në adresën Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, Rrethi KFC, Rr. Marigona Residence, kompania 

“ME DISPLAY”, shpall konkurs për pozitat si në vijim:  

POZITA: SHITËS/E 

Përgjegjësite:

  • Ofrimi i shërbimit cilësor, profesional dhe të kënaqshëm te klientët;
  • Pergjigjet në thirrjet telefonike dhe bën pranimin e porosive nga klientet 
  • Përgadit faturat e shitjes së mallit;
  • Raporton ankesat, sugjerimet dhe komentet e klientëve
  • Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;

Kryen operacionet e arkës

  • Kujdeset për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe renditjen e produkteve sipas rregullorës së kompanisë
  • Komunikimi direkt me blerës në baza të rregullta.
  • Përcjellje e procesit të dorëzimit të porosive tek blerësit
  • Të përfaqëson kompaninë në mënyrë profesionale dhe pozitive;
  • Zbaton detyra te tjera te percaktuara nga mbikqyrësi që ndërlidhen me pozitën.

Aftësit dhe Kualifikimet:

  • Të ketë përvoje pune në sektorin e shitjes:
  • Të jetë i/e besueshëm/e dhe të ketë qasje te mirë me klientët;
  • Të ketë aftesi të mira komunikative
  • Njohje e mirë e punës më kompjuter dhe e pakos Office;
  • Aftësi për të punuar në një atmosferë me dinamikë të lartë të punës 
  • Saktësi dhe vëmendje në detaje të punës

Kompania ofron:

  • Sigurim shëndetësor
  • Shujtë ditore
  • Transport të organizuar nga Prishtina

POZITA: ASISTENT/E PËR FINANCA DHE ADMINISTRATË

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Regjistron dhe kontrollon faturat mujore të shpenzimeve (blerjeve) në programin financiar,
  • Bën kontrollimin e faturave shitëse
  • Bën regjistrimin e blerjeve të jashtme(Dud) në sistemin e financiar,
  • Asiston në përgatitjen e librit të blerjes dhe shitjes, 
  • Asiston në pergaditjen e Formularit te Tvsh-së dhe tatimeve tjera ligjore,
  • Regjistron dhe barazon ekstraktet bankare me sistemin financiar,
  • Përgatit raporte statistikore periodike dhe vjetore,
  • Bën barazimin e kartelave financiare me klient/furnitorë,
  • Asiston në përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve,
  • Asiston në përgatitjen e pasqyrave financiare 
  • Të punojë ngushtë me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit,
  • Bën punë të tjera administrative që ndërlidhen me pozitën.

Aftësitë dhe Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë
  • Preferohet të ketë certifikatë nga SCAAK, IKAF, etj.,
  • Të ketë përvojë në fushën e Financave,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter – njohuri të pakos së MC Office (vecanërisht Excel),
  • Aftësi analitike në punë,
  • Të ketë njohuri të legjislacionit Tatimor të Kosovës,
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës,
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale.

Kompania ofron:

  • Sigurim shëndetësor
  • Shujtë ditore
  • Transport të organizuar nga Prishtina

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cakura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-in e tyre përmes email adresës elektronike apliko@medisplay.eu . Në fushën e subjektit të specifikohet pozita për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet do të ftohen në fazat e metëjshme të rekrutimit. 

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet