1
PREMIUM PLUS

Logistics Intern (Praktikant/e në Logjistikë)

Ruaj
EchoNut
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

ECHONUT

KONKURS PËR PRAKTIKË (INTERNSHIP)

Pozita:  Logistics Intern (Praktikant/e në Logjistikë)

Vendi:  Prishtinë / EchoNut

RRETH POZITËS

EchoNut kërkon një Praktikant/e në Logjistikë, i/e cili/a do të mësojë dhe do të kontribuojë në menaxhimin e prokurimit të materialeve, porositjen e mallit, dhe organizimin e logjistikës/shpedizionit për laboratorin tonë. Kjo është një mundësi ideale për dikë që dëshiron të fitojë përvojë praktike në logjistikë dhe operacione brenda një mjedisi laboratorik dhe prodhues.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Asistim në prokurimin e materialeve të nevojshme për laborator
  • Ndihmë në porositjen e mallit sipas nevojave të laboratorit
  • Mbështetje në organizimin dhe koordinimin e shpedizionit për mallin hyrës dhe dalës
  • Kërkimi dhe krahasimi i ofertave nga furnitorët, bazuar në çmim, cilësi dhe kohën e dërgesës
  • Ndihmë në përgatitjen e krahasimeve të ofertave për aprovim tek menaxhmenti
  • Ndjekja e porosive dhe dërgesave, me komunikim të vazhdueshëm me furnitorë dhe kurier
  • Mbajtja e evidencës së organizuar për porositë, ofertat, dhe komunikimin me furnitorë
  • Koordinim me stafin e laboratorit për të kuptuar nevojat për material dhe afatet kohore
  • Mbështetje në menaxhimin bazik të inventarit

KUALIFIKIMET E KËRKUARA

  • Student/e aktual/e ose i/e diplomuar/i së fundmi (logjistikë, biznes, ose fusha të ngjashme përbën përparësi)
  • Dëshirë për të mësuar dhe motivim i lartë
  • I/e organizuar dhe i/e vëmendshëm/me ndaj detajeve
  • Aftësi të mira komunikimi (shqip/anglisht)
  • Njohuri bazike të Excel/Word përbëjnë përparësi
  • Nuk kërkohet përvojë paraprake pune

SI TË APLIKONI

  • Dërgoni CV-në tuaj në adresën: info@echonut.com
  • Në subjektin (subject) e email-it shënoni titullin e pozitës: "Logistics Intern"

Afati i aplikimit: 31 Gusht 2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet