KONKURS PËR PUNË – PUNËTOR NË DEPO
Devolli Group Shpk shpall konkurs për pozitën:
📍 Lokacioni: Miradi e Epërme, Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pranimi, sistemimi dhe organizimi i mallrave në depo;
- Ngarkimi dhe shkarkimi i produkteve dhe materialeve;
- Përgatitja e porosive sipas kërkesave dhe dokumentacionit përkatës;
- Kontrollimi i sasisë dhe gjendjes së produkteve gjatë pranimit dhe daljes nga depoja;
- Vendosja dhe ruajtja e produkteve në lokacionet përkatëse;
- Mbajtja e rregullit dhe pastërtisë në hapësirat e depos;
- Pjesëmarrja në inventarizime dhe kontrolle të stokut;
- Respektimi i procedurave të sigurisë dhe rregullave të punës;
- Kryerja e detyrave të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përfundimi i arsimit të mesëm;
- Përvojë pune në depo është përparësi;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim në punë;
- Aftësi fizike për kryerjen e detyrave të punës në depo;
- Gatishmëri për punë me orar të ndryshueshëm, sipas nevojës së organizimit të punës.
Aplikimi:
CV-ja duhet të dërgohet në: hr@devolligroup.com ose permes butonit te meposhtem
Afati i fundit për aplikim: 26.08.2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të rekrutimit.
